0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Debati për Këshillin e Prokurorëve publik me akuza të ndërsjella për partizim në gjyqësi

Me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës për partizim të organeve të gjyqësisë për atë se kush ka bërë që shteti të robërohet ose të ketë regjim hibrid, është plotësuar debati i sotëm për Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik që është në vijim në Kuvend

Shkup, 15 shkurt 2020 (MIA) – Me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës për partizim të organeve të gjyqësisë për atë se kush ka bërë që shteti të robërohet ose të ketë regjim hibrid, është plotësuar debati i sotëm për Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik që është në vijim në Kuvend.

Këtë që e kemi tani, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski është regjim hibrid dhe në sistemin gjyqësor sipas tij, “ka jo vetëm ndikime partiake por edhe ndikime personale të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.

“Ai e di pse bëhet kjo, ndërsa së shpejti do ta dijë edhe opinioni”, ka thënë Milloshoski.

Në këtë ka replikuar deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska e cila tha se më së paku Milloshoski ka të drejtë të flet për drejtësi.

“Më së paku ju keni kredibilitet të dilni në këtë foltore dhe të flisni për drejtësi dhe shtet juridik, pas asaj bisede që e dëgjoi publiku ku porosisni lustrimin”, ka thënë ajo.

Deputetja Frosina Tashevska- Remenski duke diskutuar për atë se çka parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Prokurorë publik, ka thënë se nuk është optimist se ajo do të ndryshojë shumë në punë.

Për deputetet e pushtetit kjo zgjidhje ligjore është e mirë, do të përmirësojë punën e Këshillit për Prokurorë publik dhe me këtë siç kanë thënë, “do të avancohet funksionimi i së drejtës dhe shtetit juridik”.

Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim ligji për Prokurori publike për të cilën nevojitet dy të tretat e shumicës. Debati për të përfundoi mbrëmë. Votimi për këtë ligj, sipas paralajmërimeve do të jetë gjatë ditës së nesërme.

Përveç këtij ligji, në rend dite ka edhe tridhjetë zgjidhje ligjore mes të cilëve edhe për Kodin zgjedhor të propozuar nga grup deputetësh për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe përfaqësim të barabartë gjinor për të cilët janë dorëzuar mijëra amendamente.

Në rend dite të kësaj seance mes tjerash është edhe propozim -ligji për Akademinë e gjykatësve dhe Prokurorëve publik. fab/

Back to top button
Close
Close