0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

De Bruin: Ndjehem mirë në Siti dhe dëshiroj ta respektoj kontratën deri në fund

Reprezentuesi belg Kevin de Bruin është fuqimisht i përkushtuar në përmbushjen e kontratës së tij me Mançester Sitin deri në verën e viti 2023, edhe pse ka interes të madh për të nga Real Madridi dhe Barcelona. Në intervistë për "Sport360", ai tha se ndjehet shkëlqyeshëm te kampioni aktual anglez.

Mançester, 9 shkurt 2020 (MIA) – Reprezentuesi belg Kevin de Bruin është fuqimisht i përkushtuar në përmbushjen e kontratës së tij me Mançester Sitin deri në verën e viti 2023, edhe pse ka interes të madh për të nga Real Madridi dhe Barcelona. Në intervistë për “Sport360”, ai tha se ndjehet shkëlqyeshëm te kampioni aktual anglez.

“Ndjehem mirë në Mançester Siti. Më së shumti kam luajtur në këtë klub, me përjashtim të Genkit. Luaj në një nga klubet më të mirë në botë dhe unë jam pjesë e kampionatit më të fuqishëm në botë. Familja ime tanimë u adaptua në jetën në Angli dhe fëmijët e mi janë të lumtur, gjë që është shumë me rëndësi”, tha ai.

Lidhur me shortin për Ligën e kampionëve, ai thotë se nuk është i lehtë, pasi aty nuk ka ekipe të vogla. Siti aty do të luajë kundër Real Madridit.

“Nëse dëshironi ta fitoni atë trofe, duhet ta fitoni më të fuqishmin në Evropë. Të gjithë ne dëshirojmë të luajmë për trofeun në Ligën e kampionëve, ndërsa në nivelin kombëtar – për titullin evropian dhe botëror”, tha De Bruin. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close