0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonShoqëri

Danillovski për MIA-n: Është e pakuptimtë të pohohet se koronavirusi rrjedhë nga laboratori

Autorët e studimit indian, që novelisti Luk Montanje e ka përmendur, e kanë vendosur punimin e tyre të shkruar në një sajt për punime të parecensuara (bioRxiv preprint repository), e që së shpejti ta zbresin, pasi që komentuesit kanë theksuar gabime të shumta në analizën e tyre. Ajo që Montanje e ka quajtur “elemente” të HIV kanë qenë elemente të shkurtra që shkencëtarët i kanë zbuluar në genomin e viruseve korona në vitin 2005. Ato janë të nevojshme për replikimin e genomit dhe takohen te shumë viruse korona. Pra, nëse ajo që e ka thënë Montanjë është e saktë, atëherë e tërë familja e viruseve korona – që rrjedhë prej para më shumë se 10.000 viteve – do të duhej të jenë bërë në laboratori, gjë që siç duket është e pakuptimtë, shprehet epidemiologu prof. dr. Dragan Danillovski në intervistën për MIA-n.

Shkup, 18 maj 2020 (MIA) – Autorët e studimit indian, që novelisti Luk Montanje e ka përmendur, e kanë vendosur punimin e tyre të shkruar në një sajt për punime të parecensuara (bioRxiv preprint repository), e që së shpejti ta zbresin, pasi që komentuesit kanë theksuar gabime të shumta në analizën e tyre. Ajo që Montanje e ka quajtur “elemente” të HIV kanë qenë elemente të shkurtra që shkencëtarët i kanë zbuluar në genomin e viruseve korona në vitin 2005. Ato janë të nevojshme për replikimin e genomit dhe takohen te shumë viruse korona. Pra, nëse ajo që e ka thënë Montanjë është e saktë, atëherë e tërë familja e viruseve korona – që rrjedhë prej para më shumë se 10.000 viteve – do të duhej të jenë bërë në laboratori, gjë që siç duket është e pakuptimtë, shprehet epidemiologu prof. dr. Dragan Danillovski në intervistën për MIA-n.

Me të kemi biseduar për lehtësimin e masave restriktive, për valën e dytë të mundshme të virusit në vjeshtë, për modelin e Suedisë, për ilaçin kundër Kovid-19. Ai që në vetë fillimin e epidemisë vazhdimisht e informonte opinionin për virusin dhe si të mbrohemi. Në intervistën për MIA-n shprehet se sërish do të ndihmonte në mënyrë vullnetare nëse duhet.

Profesor Danillovski, në rrjedhë është lehtësimi i masave restriktive që ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Sipas jush si epidemiolog a kanë dhënë rezultat masat dhe sa janë qytetarët të gatshëm (të vetëdijshëm) për masa më të lehta, cila është porosia juaj për ta?

Masat restriktive që i vendosëm ishin të domosdoshme për të prolonguar përhapjen e epidemisë dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin shëndetësor (“rrafshim të vijës së lakuar”). Ato masa mundësuan të blihet kohë e shkëlqyeshme për të përgatitur sistemin shëndetësor, të sigurohet mbrojtje personale dhe pajisje laboratorike, terapi e kapshme dhe pajisje për repartet infektologjike. Ato gjithashtu rezultuan me ulje të intensitetit të bartjes së virusit. Në bazë të përmbushjes së kapaciteteve spitalore, si dhe në bazë të vlerës së numrit reproduktiv të sëmundjes, që është ulur nën 1, mund të konstatohet se masat e kanë arritur qëllimin. Epidemia pushoi. Tani për tani.

Meqë masat restriktive janë në fuqi më shumë se dy muaj, natyrisht parashtrohet pyetja kur dhe si mund të lehtësohen. Kjo duhet të jetë gradualisht dhe të përkojë me nivelin e qetësimit të epidemisë, gjithmonë duke marrë parasysh imperativin që të mos cenohet shëndeti i qytetarëve (shëndeti publik). Duhet doemos të kushtohet shumë kujdes që të mos ndodhë i a.q. efekt i goditjes kthyese (rebound) – të përsëritet vala e epidemisë!

Nga ana tjetër, kur mund të pezullohet gjendja e epidemisë? Për shkak se nga kjo varet kthimi i plotë i jetës në normalitet. Profesioni epidemiologjik është i qartë. Gjendja e epidemisë mund të anulohet kur nga rasti i fundit i regjistruar do të kalojë periudhë prej dy intubacioneve maksimale të sëmundjes – 28 ditë. Tek pastaj mund të mbahen ngjarje masive pa rreziqe për shëndetin e qytetarëve. E njëjta vlen për cilindo vend.

Mirëpo, është e qartë se edhe më tutje do të jetojmë ndonjë “normalitet të ri”. Shtrohet pyetja nëse mund të kënaqet kriteri i mësipërm? Me siguri jo. Epidemiologjia është shumë e vrazhdë, e bazuar në ligjet e padyshimta matematikore. Prej këtu, kudo në botë, vendimet për lehtësim më të madh ose më të vogël të masave, si dhe për anulimin e gjendjes së epidemisë, janë politike – kjo do të thotë, vendime që pak a shumë do t’i injorojnë kriteret epidemiologjike! Autoritetet duhet doemos të posedojnë mençuri politike për të vlerësuar se cili është kompromisi më i volitshëm që guxojnë t’ia lejojnë vetes mes kërkesave të profesionit epidemiologjik, nga njëra anë dhe sfidave aktuale të ekonomisë së ngulfatur, jetës sociale, por edhe problemeve të supozuara masive shëndetësore, me të cilat përballet popullata në periudhën e ardhshme, e që do të krijohen si pasojë e jetës nën restrikcione në më shumë se dy muajt e kaluar, nga ana tjetër. Vetëm me “matje” gjithëpërfshirëse të peshës së të gjitha elementeve “për” dhe “kundër”, guxojnë të merren vendime politike për anulim të pjesshëm ose tërësishëm të masave, si dhe për mbajtjen ose mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme masive sociale, sportive dhe politike.

Kemi shembuj të freskët të marrjes së vendimeve politike në këtë kuptim, përballë kritereve epidemiologjike. Në Slloveni e anuluan gjendjen e epidemisë, pa u plotësuar kriteri “asnjë rast në 28 ditë”. Në Serbi janë caktuar zgjedhje, gjithashtu pa plotësimin e këtij kriteri. Edhe te ne vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë politik, pra, i kompromisit. Shpresoj se do të merret me plotësimin (respektimin) maksimal të kritereve epidemiologjike.

Cila është porosia ime për qytetarët? Është e qartë se si shoqëri do të duhet të mësojmë të jetojmë së bashku me virusin, derisa nuk gjendet një mbrojtje specifike ose trajtim efikas. Shfaqet një periudhë i papërcaktuar i gjatë, kur masat restriktive do të lehtësohen, në mënyrë që të mos shfaqet falimentimi ekonomik dhe financiar për të gjithë ne. Në këtë periudhë, mundësinë për vazhdimin normal të jetës e kemi vetëm nëse u përmbahemi masave personale të mbrojtjes. Do të duhet të llogarisim praktikisht vetëm në vetveten në kujdesin për shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmve tanë.

Në mënyrë që t’i rrisim mundësitë që atë kujdes ta zbatojmë në mënyrë maksimale efikase, duhet vazhdimisht të informohemi për gjendjen epidemiologjike. Si dhe për mënyrat e mbrojtjes – personale dhe të mjedisit. Por, këtë ta bëjmë prej burimeve të kontrolluara, të mirëfillta shkencore, e jo prej burimeve që përfaqësojnë teori të komploteve. Në kohëra të krizës, është e njohur, njerëzit (duke u hasur në një lloj qorrsokaku, të përballur me realitetin e vrazhdë), në masë të madhe janë të prirë të besojnë në,  në çdo pikëpamje, teori naive dhe madje fantastike për prejardhjen e fatkeqësisë, për mënyrat e shpëtimit, etj.

Si rezultat, është me rëndësi kyçe qasja e informacioneve të drejta, të mbështetura shkencore për rreziqe reale për infektim me virusin, si dhe për metodat e mbrojtjes.

Për epidemitë është shumë i rëndësishëm numri bazik reproduktiv R0, i cili shënon se sa një person mesatarisht infekton të tjerët. Te ne ky numër, ishte 1, 2, e më pas u lëshua nën 1. Sa është tani ky numër dhe a mund të na ndodhë që në vend të zvogëlimit, ai të rritet me lehtësimin e masave?

Përllogaritjet e fundit tregojnë se, fatkeqësisht, ai tashmë lëvizë rreth 1. Kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e ngjarjeve të fundit, kur ndodhën disa ngjarje masive. Me lehtësimin e masave, është e logjikshme që të pritet që ai të vazhdojë të rritet. Si rezultat, është me rëndësi substanciale, të mos them, ekzistenciale, është që më në fund të kuptojmë se tashmë gjithçka varet prej nesh. Masa restriktive, në formën në të cilën i kemi, thjeshtë tashmë do të jetë e rrezikshme të vendosim. Kuptohet, përveç nëse numri i të sëmurëve nuk fillon të rritet në mënyrë marramendëse… gjë që nuk e besoj.

Persona profesionalë nga bota paralajmërojnë se do të ketë valë të dytë të virusit në vjeshtë. Disa ditë më parë me një qëndrim të tillë doli edhe Instituti me reputacion për sëmundje infektuese “Robert Koh” nga Gjermania. Çfarë mendoni ju a do të ketë valë të dytë dhe pse?

Që nga fillimi i pandemisë, ne vazhdimisht mësojmë për virusin dhe sjelljen e tij. Logjike epidemiologjike shprehet se derisa nuk arrihet nivel mbrojtës i imunitetit kolektiv, pandemia nuk do të pushojë. Për këtë virus është përllogaritur se ky nivel është mes 60 dhe 70%. Mirëpo, kjo është matematikë “e thatë”. Në realitet, në sjelljen e virusit ndikojnë shumë variabla. Për shembull, infektiviteti dhe virulenca e tij, disa konsiderojnë se mund të zvogëlohen me bartjet (pasazhet) e shumta nga nikoqiri në nikoqir, më pas, se temperaturat më të larta ditore do të ulin vitalitetin e tij, etj. Nëse këto supozime tregohen të vërteta, atëherë na pret periudhë e qetë këtë verë, ndërsa vala e dytë është e mundshme të mos jetë valë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por vetëm klasterë të vegjël epidemik, që nuk janë të ndërlidhur mes vete.

Kuptohet, kjo nuk guxon të jetë e vërtetë. Parashikimet më radikale shprehen se në vjeshtë do të kemi valë të re, ndoshta më të fuqishme sesa e para, e më pas edhe një vjeshtën e radhës… përderisa njerëzimi nuk e arrin nivelin mbrojtës të imunitetit kolektiv prej 60% ose derisa nuk gjendet vaksinë efikase ose trajtim specifik.

Unë personalisht gjithmonë kam konsideruar se ky virus i ri korona, njëjtë si edhe viruset tjera respiratore, do të qetësohet në sezonet e ngrohta, ndërsa në vjeshtë dhe dimër do të paraqitet në mënyrë më masive, analoge me gripin. Koha do të tregojë se si do të jetë.

Shumë vende e izoluan virusin, por te ne kjo ende nuk është bërë. Pse nevojitet të izolohet?

Disa vende synojnë të izolojnë virusin që qarkullon në nivel lokal, që të jenë në gjendje të prodhojnë reagensin personal për identifikimin e tij laboratorik. Mirëpo, në fakt, kjo edhe nuk është e nevojshme, meqë përdoren reagensë komerciale, të cilët mbështeten në ato pjesë të genomit të virusit që deri tani është treguar se nuk transformon.

Ilaç tani për tani nuk ka, OBSH-ja teston katër lloje të terapive për të sëmurët Remdesivir, lopinavir/ritonavir, lopinavir/ritonavir me interferon beta-1a dhe hlorokin ose hidroksiklorokin. Çfarë terapish përdoren te ne, si trajtohen pacientët në vend?

Me të vërtetë mendoj se nuk ngecim mbrapa shumicës së vendeve në botë. U tregua se trajtimi i përzgjedhjes është plazma konvalescente. Te ne përdoret. Më pas, përdoret lopinavir/ritonavir (Kaletra), ilaç që përdoret në trajtimin e HIV/SIDA, Tocilizumab (Aktemra), që përdoret në trajtimin e formave të vështira të artritit reumatoid. Përdoret edhe ilaçi i vjetër antimalarik hidroksiklorokvin në kombinim me antibiotikun azitromicin (Sumamed). Më pas, është arritur sukses edhe me të a.q. ozonoterapi. Dhe më në fund, për rastet më të vështira, përdoret edhe ventilimi artificial me ndihmën e aparateve të frymëmarrjes. Për të gjithë pacientët sigurohet mbështetje me oksigjen në mënyrë rutine, sipas nevojës.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se nga fundi i verës do të bëjnë testime aerologjike. Na sqaroni se çfarë do të zbulohet përmes tyre?

Testimet aerologjike janë metodë e çmueshme epidemiologjike për shqyrtimin e proporcionit të personave që janë të infektuar ose që kanë qenë të infektuar. Sa jam i informuar unë, nga fundi i verës planifikohet hulumtim (gjegjësisht studim i prevalencës) i antitrupave të grupit IgG, të cilët nëse ka tregojnë se personi është shëruar nga Kovid-19. Kjo do të sigurojë pasqyrë për nivelin e imunitetit kolektiv, para së gjithash, por gjithashtu, do të mundësojë krijimin e listës së donatorëve të mundshë, të plazmës konvalescente dhe mundësi potenciale e ardhshme që persona imunë të angazhohen në vende të punës që janë të ekspozuara ndaj rrezikut të lartë nga infektimi me Kovid-19.

Do të ishte e pëlqyeshme, këto testime të bëhen te popullata e përgjithshme, por vetëm në grupet veçanërisht të rëndësishme të popullatës, siç janë punëtorët shëndetësor, arsimor, tregtar, industrialë, policinë, etj.

Rëndësi të posaçme epidemiologjike do të kishte skriningu i popullatës së përgjithshme edhe atë jo tërësisht, por me ndihmën e hulumtimit reprezentativ të randomizuar. Me këtë rast, vetëm një pjesë më e vogël e popullatës së përgjithshme do të testohet (i a.q. ekzemplar reprezentativ), e më pas vlerat e fituara të proporcioneve të antitrupave përdoren për vlerësimin e proporcioneve (hipotetike) të gjithë popullatës (referente), përmes përcaktimit të a.q. kufij të besimit me mundësi të përcaktuar (në të shumtën e rasteve 95%).

Ekzemplati i njëjtë është e pëlqyeshme të testohet në mënyrë periodike, të themi në 2-6-12 muaj, me përcaktimin cilësor të antitrupave IgG, në mënyrë që të shihet se çfarë numri i të anketuarve kanë titar mbrojtës të antitrupave dhe sa gjatë mirëmbahet ai. Kjo do të japë të dhëna të çmueshme për gjatësinë e kohëzgjatjes së imunitetit te Kovid-19, për çka në këtë moment, në botë, nuk ekzistojnë shqyrtime të sigurta.

Fakti që shkenca ende nuk ka përgjigje për virusin, për prejardhjen e tij, nuk është i njohur as pacienti “nulta” dhe ende nuk është gjetur ilaç kundër Kovid-19, la hapësirë për përhapjen e teorive të ndryshme për SARS-kov-2. Publicitet të madh mori novelisti virolog Luk Antoan Montanje (Luc Antoine Montagnier), i cili tha se virusi “ka dalë” nga laboratori, ndërsa edhe shkencëtarë indianë publikuan një punim të parecensuar për prejardhjen artificiale të virusit. Por, çfarë thonë hulumtimet shkencore?

Përballë publicitetit të madh që e mori Montanje me pohimet e tij, fatkeqësisht, u tregua se njeriu ka gabuar. Ai i referohet edhe një studimi të hulumtuesve indianë të cilët kanë tentuar të publikojnë një studim në të cilin pohojnë se komplet genomi i virusit korona ka sekuenca të virusit HIV.

Montanje më tutje ka thënë se virusi ka ikur në “aksident të padashur industrial” nga laboratori i qytetit Vuhan, kur shkencëtarët kinezë kanë tentuar të zhvillojnë vaksinë kundër HIV-it.

Autorët e studimit indian, që Montanje e ka përmendur, e kanë vendosur punimin e tyre të shkruar në një sajt për punime të parecensuara (bioRxiv preprint repository), e që së shpejti ta zbresin, pasi që komentuesit kanë theksuar gabime të shumta në analizën e tyre.

Ajo që Montanje e ka quajtur “elemente” të HIV kanë qenë elemente të shkurtra që shkencëtarët i kanë zbuluar në genomin e viruseve korona në vitin 2005. Ato janë të nevojshme për replikimin e genomit dhe takohen te shumë viruse korona. Pra, nëse ajo që e ka thënë Montanjë është e saktë, atëherë e tërë familja e viruseve korona – që rrjedhë prej para më shumë se 10.000 viteve – do të duhej të jenë bërë në laboratori, gjë që siç duket është e pakuptimtë.

Etjen Simon-Lorie (Étienne Simon-Lorière), profesor në Institutin Paster në Paris, ka thënë, “Nëse marrin ndonjë fjalë nga libri dhe ai duket si ndonjë fjalë tjetër, a mund të themi se njëra është kopjuar nga tjetra? Kjo është absurde!“

Një studim i publikuar para do kokë në revistën „Nature Medicine“, që e ka analizuar genomin e virusit të ri korona, ka konstatuar si vijon: “Analizat tona tregojnë qartë se SARS-KoV-2 nuk është konstruksion laboratorik ose virus i manipuluar qëllimisht“.

Në botë zhvillohet fushatë e madhe kundër vaksinimit. Shkencëtari Luka Çiçin Shain (Luka Cicin-Sain), i cili kryeson ekipin hulumtues nga Qendra për hulumtimin e infektimeve „Helmholc” në Braunshvajg, deklaroi se janë duke përgatitur një ilaç që do të futet përmes hundës, e jo në mënyrë intravenoze. A është e mundshme kjo zgjidhje?

Ekipi i tij ka identifikuar antitrupa që mund të neutralizojnë virusin e ri korona me atë që e parandalojnë hyrjen e tij në qelizat. Megjithatë, hulumtimi është në fazën e hershme. Ende nuk ka hulumtime me pacientë.

Në raportin e hulumtimit thuhet se janë gjetur më shumë se 750 antitrupa që ndërlidhen me virusin korona – që është parakusht për luftë të suksesshme me të. Çiçin-Shain tani ka ndërmend të testojë efikasitetin e këtyre antitrupave të zgjedhur mbi kulturat qelizore të ekspozuara të virusit – hulumtimet do të zhvillohen në laboratori për siguri biologjike të Qendrës për hulumtimin e infektimeve “Helmholc”.

Pra, nuk bëhet fjalë për vaksinë, por për antitrupa të gatshëm!

Për dallim nga vaksina, ku pacientëve u futet një dozë e vogël nga virusi, në mënyrë që të detyrohen antitrupat e tyre të formojnë antitrupa për t’u bërë imun ndaj virusit, hulumtuesit nga Braunshvajgu mundohen të zhvillojnë ilaç që do të përdoret në kurimin e pacientëve që vuajnë nga format e rënda të Kovid-19.

Jemi dëshmitarë të deklaratave të doktorëve maqedonas të cilët e minimizojnë rrezikun e Kovid-19. Para do kojë kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë Lilija Çollakova- Dervishova tha se virusi ka ekzistuar gjithmonë. Sa kontribuojnë deklaratat e këtilla që qytetarët të mos i respektojnë masat, e me këtë edhe të rritet numri i të infektuarve?

Për fat të keq, më duhet të konstatoj se paraqitje të tilla publike të kolegëve doktorë bëjnë dëm të madh në përpjekjet e përgjithshme që të ndalet në rrugën e pandemisë. Mua nuk më janë shumë të qarta motivet për paraqitjet e tilla populiste. Ose bëhet fjalë për mosdijen ose për përpjekje që të kthehet vëmendja nga vetja dhe të fitohet popullaritet. Ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve janë gjithmonë të prirë të pranojnë edhe të pavërteta evidente, vetëm nëse ato ofrojnë pasqyrë më të volitshme të realitetit objektiv.

Shumë shpesh, figurat e tilla promovohen madje në një lloj të “heronjve të pakuptueshëm” në opinion. Mjafton që dikush, veçanërisht doktor, të drejtohet, për shembull, kundër orës policore ose kundër mbajtjes së maskave, në mënyrë që të promovohet në “hero”! Nuk përjashtohen as motivet politike prapa paraqitjeve të tilla.

Është shumë aktual modeli i Suedisë pa masa restriktive kundër epidemisë deri në përvetësimin e imunitetit kolektiv. A ia doli Suedia në këtë dhe si vjen Maqedonia deri te imuniteti kolektiv?

Suedia është njëra prej vendeve më të pasura në botë. Edhe Suedia mund t’i lejojë vetes model të lehtësuar të përballjes me epideminë. Thjeshtë, kapaciteti i sistemit të tyre shëndetësor është i madh dhe mund të absorbojnë numër të madh të të sëmurëve në njësitë e kujdesit intensiv, për dallim prej nesh, për shembull.

Edhe vendet tjera tentuan me modelin suedez. Për shembull, Mbretëria e Bashkuara ose Holanda. Mirëpo, aq shpejtë filluan t’u mbushen spitalet, saqë shumë shpejt u riorientuan drejt modelit restriktiv, siç e zbaton gjithë bota.

Suedezët kanë edhe një specifikë. Ata janë suedezë. Kanë mendësi të veçantë, të ndryshme nga e jona. Kjo nënkupton se mjafton që shteti të rekomandojë masa (jo të urdhërojë), që ata të gjithë (le të jenë edhe 90%, jo të gjithë) t’i respektojnë. Në Suedi pushteti ndërton partneritet dhe merret vesh me qytetarët, nuk i detyron me forcë! Mirëpo, ai model elastik i tyre përjeton kritika nga qarqet e tyre epidemiologjike dhe në botë, më së shumti për shkak se praktikisht me vetëdije sakrifikohen jetët e një pjese të qytetarëve. Suedia vetë pranoi publikisht se kanë rënë në provimin e mbrojtjes së jetës së bashkëqytetarëve të moshuar, veçanërisht në shtëpitë e pensionistëve. Në fakt, vdekshmëria në Suedi është më e larta në krahasim me vendet tjera nordike.

Si të vjen Maqedonia deri te imuniteti kolektiv? Me durim. Medurim, meqë jemi vend i varfër, me resurse të kufizuara në sistemin shëndetësor. Me durim, meqë do të duhet shumë vetëdisiplinë te populli dhe urtësi e mençuri te pushteti, në mënyrë që të gjendet masa e parë në mirëmbajtjen dhe relaksimin e masave restriktive, për çka indikator do të jetë lëvizja e numrit të rasteve të reja… i cili pashmangshëm do të fillojë të rritet, sapo të fillojë relaksimi i masave.

Gradualisht, në një mënyrë të kontrolluar, do të rritet imuniteti kolektiv. Sipas një studimi të paradokohshëm, tregohet se niveli mbrojtës i imunitetit kolektiv nuk është 60% por rreth 40%. Gjë që me pak fat dhe shumë durim nuk është qëllim i paarritshëm.

Dhe është e qartë se nuk guxojmë të lejojmë sërish masa drakonike. Për shkak se do të falimentojë ekonomia. Më pas do të na prej një lloj tjetër i epidemisë – i varfërisë dhe urisë. Masat për zgjidhjen e një problemi asnjëherë nuk guxojnë të shkaktojnë më shumë dëm se vetë problemi kundër të cilit janë ndërmarrë!

Prandaj, në periudhën para nesh, është me rëndësi të jashtëzakonshme vetëdija dhe përgjegjësia individuale për domosdoshmërinë që t’u përmbahemi masave elementare të mbrojtjes personale – maskë, distancë dhe larje të duarve. Vetëm prej vetë nesh varet se si do të zhvillohen gjërat më tutje.

Nëse rrjedha nuk është e volitshme, shteti ka të drejtë (dhe obligim) sërish t’u rreket masave restriktive. Meqë obligimi i saj parësor është kujdesi dhe mbrojtja e asaj që është mbrojtje e shëndetit kolektiv (publik), me çdo çmim… që ka përparësi para individuales. Kështu është në të gjitha bashkësitë bashkëkohore njerëzore.

Ju që në vetë fillimin e epidemisë përmes mediave dhe rrjeteve social i informuat qytetarët për virusin, për masat që duhet të ndërmerren. A do të kishte ndihmuar sërish me propozim të ri dhe plan veprimi si në fillim të epidemisë në Maqedoni?

Angazhimi im si epidemiolog nuk është në bazë të anëtarësimit tim në asnjë trup të Ministrisë së Shëndetësisë ose Qeverisë. Pra, nuk jam anëtar as i Komisionit për sëmundje infektuese, as i Shtabit të krizës në nivel të Qeverisë.

Unë jam vetëm pjesëtar i bashkësisë universitare, profesor jam i epidemiologjisë dhe biostatistikës të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.

Pasi që botën dhe Maqedoninë tonë e goditi kjo “mortajë e re”, vendosa që në mënyrë krejtësisht vullnetare të tentoj të ndihmoj, në kuadër të mundësive të mija modeste.

Kuptohet, jam në dispozicion edhe më tutje.

Irena Radovanoviq

 

Таг
Back to top button
Close
Close