BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Dançilla: Dhunimi dhe pedofilia në Rumani do të dënohen me burg të përjetshëm

Rumania urgjentisht do të vendosë ligj të ri me të cilin shqiptohet burg i përjetshëm për dhunim dhe pedofili, deklaroi sot kryeministrja rumune, Viorika Dançilla.

Bukuresht, 9 gusht 2019 (MIA) – Rumania urgjentisht do të vendosë ligj të ri me të cilin shqiptohet burg i përjetshëm për dhunim dhe pedofili, deklaroi sot kryeministrja rumune, Viorika Dançilla.

Deklarata vjen pasi që testet e ADN-së konfirmuan se vajza e rrëmbyer Aleksandara Maçeshamu (15), e cila u zhduk më 24 korrik. është vrarë.

Rasti shkaktoi mllef në Rumani dhe paraqiti shumë mangësi në sistemin policor dhe gjyqësor të vendit.

Një mekanik (65) nga qyteti Karakal në jug të vendit pranoi se ka vrarë Aleksandrën dhe një vajzë tjetër 18-vjeçare, e cila për herë të fundit ishte parë e gjallë në prill.

“Do të kemi zero tolerancë për mungesë të njerëzimit dhe mosrespektimit të qytetarëve”, tha kryeministrja Dançilla, duke paralajmëruar masa të reja qeveritare.

Pedofilët dhe dhunuesit e dënuar tani përballen me dënim me burg prej shtatë deri 12 vite, në mënyrë adekuate, ndërsa dhunuesit dënohen deri 18 vite burg nëse viktimat e tyre vdesin.

Aleksandra tre herë kishte thirrë numrin evropian për raste urgjente 112 dhe kishte thënë se është rrëmbyer, rrahur dhe dhunuar, por policisë i ishin nevojitur 19 orë për ta gjetur kryesin, në shtëpinë e të cilit gjeti eshtra dhe dëshmi të ADN-së. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close