BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

DAKA mbetet në fuqi, vendosi Gjykata Supreme e SHBA-së

Gjykata Supreme e SHBA-së sot  e hodhi poshtë përpjekjen e  administratës së presidentit Donald Tramp ta heqë programin  për mbrojtje të të drejtave  të emigrantëve të cilët në SHBA  kanë ardhur si fëmijë.

Uashington, 18 qershor 2020 (MIA) – Gjykata Supreme e SHBA-së sot  e hodhi poshtë përpjekjen e  administratës së presidentit Donald Tramp ta heqë programin  për mbrojtje të të drejtave  të emigrantëve të cilët në SHBA  kanë ardhur si fëmijë.

Vendimi është lehtësim  gati për 650  mijë aplikues  të këtij programi.

E nënshkruar nga gjykata supreme konservatore Xhon Roberts – më i riu, vendimi ishte sjellur me pesë vota “pro” dhe katër “Kundër”. Ai dhe katër gjykatësit tjerë liberal votuan në  favor të ruajtjes së programit DAKA.

Ky program politik pro-emigrues ishte miratuar nga administrata e  ish presidentit Barak Obama, dhe mundësoi qindra mijë fëmijë  të emigrantëve ilegal në SHBA  t’i shmangen dëbimit dhe ta fitojnë të drejtën për mësim dhe punë.

Në këtë menjëherë ka reaguar  presidenti Doland Tramp, i cili vendimet e Gjykatës Supreme  i karakterizon  si “të këqia”. Në tuit me rastin e qëndrimit të trupit  gjyqësor më të lartë në SHBA, ai me siguri e ka kritikuar edhe vendimin paraprak me të cilin homoseksualët dhe transeksualët vihen nën ligjin  federal kundër diskriminimit të punës.

Unioni për liri qytetare në SHBA e përshëndeti vendimin. Edhe ish presidenti Obama ka reaguar  në Tuiter, duke theksuar se  është i lumtur  për këto persona dhe familjet e tyre. sa/

Back to top button
Close
Close