BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Daçiq: Masa reciproke ndaj Malit të Zi

Serbia zbatoi masa reciproke, pasi që Mali i Zi e ndaloi praninë në takime të organeve dhe institucioneve shtetërore të ushtruesit të punëve të Ambasadës së Serbisë në Podgoricë dhe të njejtën e bëri ndaj "personalitetit numër dy" në ambasadën malazeze në Beograd, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Beograd, 28 janar 2020 (MIA) – Serbia zbatoi masa reciproke, pasi që Mali i Zi e ndaloi praninë në takime të organeve dhe institucioneve shtetërore të ushtruesit të punëve të Ambasadës së Serbisë në Podgoricë dhe të njejtën e bëri ndaj “personalitetit numër dy” në ambasadën malazeze në Beograd, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Daçiq sqaroi se presidenti serb mbrëmë ka thirrur në takim disa ministra dhe drejtorin e Agjencisë informative të sigurisë (BNIA), për të biseduar për situatën dhe problemet në rajon, posaçërisht pas sulmit ndaj një të riu në Podgoricë, sepse ka treguar tre gishtërinjtë.

Duke folur për masat reciproke, shefi i diplomacisë serbe tha se Ministria e Punëve të Jashtme “ia ka shkurtuar mundësinë numrit dy në ambasadën malazeze – ministrit këshilltar, në Beograd, të marrë pjesë në takime në institucionet shtetërore”.

Daçiq përkujtoi se gjatë tentimit të djegies së flamurit të atij shteti në Beograd, Mali i Zi ka reaguar dhe ka protestuar, përderisa nuk janë parë xhirimet në të cilat shihet përdhosja e flamurit të Serbisë tek ta.

“Serbia qëndron prapa interesave dhe të drejtave të popullit tonë i cili jeton në Mal të Zi, Ne luftojmë kryesisht për të drejtat e popullit serb, të cilët janë 29 për qind. Problemet në Mal të Zi nuk janë provokuar nga Serbia, përkundrazi, ato qetësohen me reagim të balancuar të autoriteteve nga Beogradi”, vlerësoi Daçiq.

Ai përsëriti se Serbia është për dialog me Malin e Zi dhe për qetësim të situatës në atë vend, sepse nuk e konteston shtetësinë malazeze, por se do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj serbëve. ab/

Back to top button
Close
Close