0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalLink i drejtpërdrejtëPolitikëSektori civilVideo

Çulev: Punohet në identifikimin e dy administratorëve dhe dy moderatorëve në grupin “Dhoma publike”

Është parashtruar kërkesë deri te kompania "Telegram" me seli në Londër që të identifikohen dy administratorë dhe dy moderatorët e grupit "Dhoma publike", ndërsa njëkohësisht bëhen kontrolle kriminele në terren, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Shkup, 28 janar 2020 (MIA) – Është parashtruar kërkesë deri te kompania “Telegram” me seli në Londër që të identifikohen dy administratorë dhe dy moderatorët e grupit “Dhoma publike”, ndërsa njëkohësisht bëhen kontrolle kriminele në terren, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Policia zbaton kontroll kriminalistik në terren dhe janë dhënë drejtime deri te inspektorët në të gjitha SPB-të që në terren të mblidhen informacione për identifikimin e personave që kanë qenë moderatorë dhe administratorë të grupit, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në grup, të cilët e kanë shkelur ligjin “për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë fëmijërore” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”.

Ende nuk kemi përgjigje nga Telegrami. Ende nuk i njohim administratorët. Punohet në aktivitete operative në terren. Tani më kemi edhe shumë informacione relevante për identifikimin e një pjese të njerëzve, të cilët e kanë menaxhuar këtë grup, por në interes të hetimit nuk do të shkoja me emra konkret, sepse janë në fazë të hetimit”, tha Çulev.

Pas marrjes së informacionit për “Dhomën publike” në Telegram, theksoi ai, është informuar Prokuroria Themelore Publike dhe njëkohësisht janë mbledh të gjitha informacionet nga grupi për profilet.

“Bëhet fjalë për rreth tetë mijë anëtarë, numri i të cilëve ka rënë në periudhën e fundit. Bëhet fjalë për rreth 800 fotografi dhe video, kryesisht nga “Fejsbuku”, “Instagrami” dhe interneti, por ka dhe fotografi dhe video private”, deklaroi Çulev.

Theksoi se janë dhënë orientime të inspektorëve që të hyjnë në kontakt dhe të kujdesen për të gjitha viktimat dhe të gjithë që do të paraqesin se u janë keqpërdorur të dhënat personale.

I pyetur nëse janë ftuar disa nga emrat e theksuar në media se kanë qenë anëtarë në grupin “Dhoma publike”, ministri Çulev tha se tashmë punojnë kolegët. Pjesëmarrësit në Dhomën publike, tha Çulev, kanë përdorur shumë emra të fuqishëm dhe tani policia kryen identifikim nëse janë ata me të vërtetë personat për të cilët flitet. mb/

Прес на министерот Наќе Чулев

Posted by MИА.mk on Вторник, 28 јануари 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close