0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Çulev: Nuk ka njoftim se është ndjekur dhe përgjuar udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, për kontrollin në depon e familjes Zaev ka lëshime administrative

Deri tani te MPB nuk ka ndonjë njoftim se është ndjekur dhe përgjuar udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së. Nëse arrin, ne konform procedurave operative do të veprojmë dhe do ta informojnë Prokurorinë publike, ka thënë ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski se ai është ndjekur dhe përgjuar.

Strumicë, 22 maj 2020 (MIA) – Deri tani te MPB nuk ka ndonjë njoftim se është ndjekur dhe përgjuar udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së. Nëse arrin, ne konform procedurave operative do të veprojmë dhe do ta informojnë Prokurorinë publike, ka thënë ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski se ai është ndjekur dhe përgjuar.

Në deklaratën e zëvendësministres plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska se ka pasur tejkalim të kompetencave policore gjatë aksionit të kontrollit të donacionit nga familja Zaev, më datën 30 të muajit të kaluar, Çulevi ka shpjeguar se me faktin e ndjeshmërisë së ngjarjes, menjëherë ka dhënë urdhër deri te Sektori për kontroll të brendshëm që të hetohet rasti.

“Nga Kontrolli i brendshëm është konstatuar se nëpunësit policor nuk i kanë tejkaluar kompetencat, por ka lëshime të vogla edhe nga ana e Kontrollit të brendshëm është konstatuar se ka disa lëshime administrative në regjistrimin e ngjarjes”, është përgjigjur Çulev.

I pyetur nëse ka pasur urdhër për realizimin e aksionit, Çulevi ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë të rregullt gjatë kontrollit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe për këtë  nuk ka pasur nevojë për urdhër. rt/fab

Back to top button
Close
Close