0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Çulev: Nevojitet që zgjedhjet të jenë korrekte, të lira dhe demokratike

Zgjedhjet parlamentare kanë rëndësi të madhe për shtetin tonë edhe në këtë drejtim nevojitet që ato të jenë korrekte, të lira dhe demokrate. Pres, por edhe insistoj nga çdo i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ndërmerren të gjitha masat ligjore me të cilat do të garantohet ligjshmëri, siguri dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Zgjedhjet parlamentare kanë rëndësi të madhe për shtetin tonë edhe në këtë drejtim nevojitet që ato të jenë korrekte, të lira dhe demokrate. Pres, por edhe insistoj nga çdo i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ndërmerren të gjitha masat ligjore me të cilat do të garantohet ligjshmëri, siguri dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve.

Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi, i cili i vizitoi Sektorin për Punë të Brendshme Veles dhe Departamentin për Punë të Brendshme Kavadar dhe ka pasur takime pune me udhëheqësit e këtyre dy njësive organizative policore.

“Në mënyrë shtesë, asnjë shkelje e ligjit apo megjithatë pengesë së të drejtës zgjedhore nuk duhet dhe nuk do të mbetet e pasanksionuar.  U bëj thirrje të gjithë kolegët e mi, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe deri më tani, të jenë në lartësinë e detyrës së tyre dhe nl veprimet e tyre të tregojnë jashtëzakonisht nivel të lartë të profesionalitetit, disiplinës dhe përgjegjësisë”, theksoi minsitri Çulevi.

Çulevi, siç informoi MPB-ja, theksoi se zgjedhjet parlamentare për herë të parë janë të organizuara në kushte specifike, gjatë pandemisë që nënkupton rritje të vëllimit të punës nga ana e nëpunësve policorë. Në mënyrë shtesë, përveç garantimit të sigurisë së zgjedhjeve, këtë herë nëpunësit policorë kanë detyrim ta garantojnë edhe sigurinë shëndetësore të votuesve.

Në takimet, siç theksohet, Çulevi hollësisht u informua për të gjitha aktivitetet që janë në vijim në zonat e këtyre dy njësive organizative, veçanërisht në kontekst të përgatitjeve të policisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe aktiviteteve rreth zbatimit të masave të Qeverisë për parandalim nga Kovid-19.

“Në këtë rast, është konstatuar se në përgjithësi se gjendja e sigurisë në rajonin e SPB-së Veles, në suaza të të cilës ndodhet DPB Kavadar është në nivel të lartë, ndërsa parametrat statistikore shënojnë ulje të dukshme të shkallës së krimit”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare, nga ana e udhëheqësisë të SPB Veles, ministri, siç theksohet, është njoftuar se janë përgatitur të gjitha planet operative  të cilat nënkuptojnë mbulim të vazhdueshëm të rajonit me qëllim të parandalimit të parregullsive zgjedhore dhe ryshfetit. Është potencuar se SPB Veles është përgatitur në mënyrë kadrovike dhe organizative për zgjedhjet. ar/

 

Back to top button
Close
Close