0_Maqedoni.PortalPolitikë

Çulev: MPB me urdhër të PP ka realizuar masa të posaçme hetimore për persona nga lënda “Reket”

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për media konfirmoi se MPB me urdhër të PTHP-së ka realizuar masa të posaçme hetuese për personat e përfshirë në lëndën "Reket".

Shkup, 18 shkurt 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për media konfirmoi se MPB me urdhër të PTHP-së ka realizuar masa të posaçme hetuese për personat e përfshirë në lëndën “Reket”.

“Në lidhje me tre personat e përmendur në opinion, MPB me urdhër të PTHP i ka realizuar masat e posaçme hetimore edhe atë ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike në hapësira publike me zbatimin e masave teknike. Të gjitha materialet nga masa e posaçme hetuese i janë dorëzuar ish ministrit Oliver Spasovski. Ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike, ndërsa përmes PTHP-së deri te gjykatësi në procedurë paraprake. Në pajtim me procedurat e brendshme dhe ligjin, MPB nuk është e autorizuar dhe nuk mund të ruaj kopje nga materialet dëshmuese të masave të posaçme hetimore. Do të thotë tërë materiali është dorëzuar te PTHP dhe aktualisht në MPB nuk ruhen kopje”, tha Çulev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Për atë nëse ekzistojnë regjistrime me zë nga zbatimi i masave të posaçme hetimore, Çulev i drejtori gazetarët të kërkojnë përgjigje nga ish ministri i Punëve të Brendshme dhe PTHP. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close