0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëri

Çulev: Deri te qeveria do të dorëzoj urdhëresë për shpërblim me nga 15 mijë denarë për pjesëtarët e MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot në profilin e tij në Fejsbuk, informoi se ka nënshkruar dhe deri te qeveria do të dorëzojë dekret që parashikon shpërblim prej 15,000 denarë në mënyrë lineare për secilin prej nëpunësve policorë, punonjës të shërbimeve administrative dhe pjesa tjetër e stafit administrativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët, siç thotë ai, "gjatë gjithë kësaj periudhe kanë dhënë gjithçka nga vetja në ballafaqimin me koronavirusin".

Shkup, 20 maj 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot në profilin e tij në Fejsbuk, informoi se ka nënshkruar dhe deri te qeveria do të dorëzojë urdhëresë që parashikon shpërblim prej 15,000 denarë në mënyrë lineare për secilin prej nëpunësve policorë, punonjës të shërbimeve administrative dhe pjesa tjetër e stafit administrativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët, siç thotë ai, “gjatë gjithë kësaj periudhe kanë dhënë gjithçka nga vetja në ballafaqimin me koronavirusin”.

“Nuk kam dyshim se ata me punën e tyre dhe angazhimin e tyre e meritojnë këtë dhe pres që Qeveria ta miratojë këtë dekret në seancën tjetër. Shëndeti dhe jeta e të punësuarve janë përparësia jonë e jashtëzakonshme dhe ne jemi të përkushtuar në procesin e vlerësimit të kontributit të tyre në arritjen e qëllimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkroi Çulev në FB. ls/fab

Back to top button
Close
Close