0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Çomski: Ky është momenti më i rrezikshëm në historinë e njerëzimit

Profesori amerikan Noam Çomsky ka paralajmëruar se për shkak të krizës klimatike, kërcënimit të luftës bërthamore dhe autoritarizmit në rritje, bota është në momentin më të rrezikshëm në historinë njerëzore.

Uashington, 18 shtator 2020 (MIA) – Profesori amerikan Noam Çomsky ka paralajmëruar se për shkak të krizës klimatike, kërcënimit të luftës bërthamore dhe autoritarizmit në rritje, bota është në momentin më të rrezikshëm në historinë njerëzore.

Në një intervistë për “Nju Stejtsman” tha se “nuk ka pasur gjë të ngjashme në historinë e njerëzimit”.

“Unë jam aq i moshuar sa të kujtoj kërcënimin që nazizmi mundte të mbizotërojë pjesën më të madhe të Euroazisë … Planifikuesit ushtarakë amerikanë parashikuan që lufta do të mbaronte në një rajon të mbizotëruar nga SHBA. dhe një rajon të mbizotëruar nga Gjermania … Por edhe dhe kjo, mjaft e tmerrshme, nuk ishte fundi i jetës së organizuar njerëzore në Tokë, me të cilën tani po përballemi”, tha Çomski.

Ai shtoi se bota po përballet me kriza shumë të rënda, të tilla si lufta bërthamore, katastrofat ekologjike dhe përkeqësimi i demokracisë.

“Përkeqësimi i demokracisë është bërë një shaka. Qeveria amerikane është plotësisht e lirë nga çdo zë disident”, tha Çomski në një intervistë përpara takimit të parë të Organizatës Ndërkombëtare Progresive, e cila mbahet nga sot deri më 20 shtator.

“Progresiv Internashional” është organizatë e themeluar nga senatori amerikan Berni Sanders dhe ish-ministri grek i Financave Janis Varoufakis për të kundërshtuar autoritarizmin e krahut të djathtë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close