0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Çollosh: Maqedonia e Veriut e gatshme për fillimin e negociatave, janë plotësuar të gjitha kushtet

Kryetari i grupit parlamentar Evropa e Rinovuar, Daçijan Çollosh, i cili është për vizitë në vend së bashku me raportuesin e PE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, sot në konferencë për shtyp në Qeveri tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të japin mesazh të qartë se e mbështesin procesin e zgjerimit dhe faktit se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociata me Bashkimin Evropian.

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i grupit parlamentar Evropa e Rinovuar, Daçijan Çollosh, i cili është për vizitë në vend së bashku me raportuesin e PE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, sot në konferencë për shtyp në Qeveri tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të japin mesazh të qartë se e mbështesin procesin e zgjerimit dhe faktit se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociata me Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kriteret që iu dhanë nga KE-ja dhe vendet e saja anëtare dhe mendojmë se tani të gjitha kushtet, e madhe edhe ato politike, janë plotësuar që të fillojë procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Çollosh në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Oliver Spasovski.

Ai theksoi se metodologjia e re e negociimit duhet të shfrytëzohet me qëllim që të transformohet ky proces i negociatave jo vetëm në mënyrë administrative dhe burokratike të tranbsmetimit të të drejtës së BE-së, por, siç tha, pasi Maqedonia e Veriut të jetë e gatshme në disa fusha me rëndësi është që të sillen rezultate për qytetarët në vend.

“Dëshirojmë, menjëherë kur Maqedonia e Veriut do të jetë e gatshme në arsim, në bujqësi, në sektorin hulumtues, në sektorin e zhvillimit lokal dhe kapituj tjerë të rëndësishëm, hap pas hapi t’i integrojë politikat e BE-së, por edhe t’i shfrytëzojë fondet evropiane dhe mundësitë evropiane për zhvillim. Unë jam përgjegjës për grupin politik në PE i cili në një vend ka disa shefa të shteteve dhe të qeverive mes të cilëve edhe Qeveria franceze, Qeveria holandeze, Luksemburgu, por edhe qeveri si Sllovenia, Estonia, Çekia… Edhe ne do t’i investojmë përpjekjet tona si eurodeputetë për t’i bindur kolegët tanë për ta mbështetur këtë proces”, ka thënë Çollosh.

Nënvizoi se ajo që do të ndodh në Maqedoninë e Veriut në javët dhe muajt në vijim do të jetë e rëndësishme për krediblitetin e këtij procesi dhe shprehu siguri dhe optimizëm se në gjashtë mujorin e parë të vitit do të sillet vendim pozitiv për fillimin e procesit të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Theksoi se është me rëndësi të mbahen marrëdhënie të mira edhe me fqinjët dhe të dëshmohet se Maqedonia e Veriut mund t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe bilaterale me fqinjët, prandaj, siç tha, ky është hapi i parë me të cilin do të tregohet kredibiliteti dhe me të cilin do të sigurohet partneritet i mirë me BE-në.

“Mendoj se për shkak të sigurisë së tërë këtij procesi të negociatave me BE-në, me rëndësi është në nivel politik të gjitha forcat politike proevropiane duhet të jenë së bashku në një vend, jo vetëm partitë politike, por edhe shoqatat e qytetarëve. Prandaj mendoj se fushata e ardhshme zgjedhore mund të jetë me të vërtetë një mundësi e mirë që të diskutohet për atë si të zbatohen reformat në vend dhe si të sillen vendime në dobi të popullit”, ka thënë Çollosh.

Kryeministri Spasovski, nga ana e tij, theksoi se përmes eurodeputetëve ka dhënë mesazh deri tek të gjitha vendet anëtare që të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, sepse, siç tha, ne treguam pjekuri politike, kapacitet institucional për reforma serioze, madje edhe në këtë periudhë parazgjedhore.

Theksoi se në takim me Çollosh së bashku janë shprehur se perspektiva konkrete për inkuadrimin e vendit në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për tërë rajonin. “Në këtë mënyrë ne dëshirojmë që BE-ja të japë sinjal të fuqishëm për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta përforcojë kredibilitetin e BE-së në kontekst më të gjerë gjeostrategjik që është e rëndësishme për tërë rajonin”, ka thënë Spasovski. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close