BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Çmimi i naftës u rrit pas tuitit të Trampit

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në kumtesë në Tuiter  tha se Rusia dhe Arabia Saudite mund të arrijnë marrëveshje rreth çmimeve të naftës.

Uashington, 2 prill 2020 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në kumtesë në Tuiter  tha se Rusia dhe Arabia Saudite mund të arrijnë marrëveshje rreth çmimeve të naftës.

“Sapo bisedova me mikun tim Mohamed bin Solman, trashëgimtari mbretëror i fronit të Arabisë Saudite, i cili ka biseduar me Putinin,  shpresoj dhe pres  që ata do të zvogëlojnë  përafërsisht 10 milion barela, ndoshta  shumë më shumë, çka nëse ndodh do të jetë e shkëlqyeshme për industrinë e naftës dhe gazit, shkruajti Tramp.

Pas kumtesës, çmimi i naftës i llojit “Brent” u rrit për 46 për qind dhe sot në bursa arriti nivel më të lartë prej 36.29 dollarë për barel. Çmimi i naftës së lehtë amerikane (VTI) gjithashtu u rrit, por për 24.8 për qind duke arritur 25.67 dollarë amerikan për barel.

Pamundësia të arrihet marrëveshje për  zvogëlim të prodhimtarisë së naftës mes Rusisë dhe Arabisë Saudite erdhi deri te  lufta e çmimit  mes dy vendeve, me ç’ka çmimi i naftës  në periudhën e fundit  arriti   vlera të ulëta rekorde, të papara që nga viti 1991. sa/

Back to top button
Close
Close