BotëBotë.Portal

Çmimet e naftës ranë për shkak të rritjes së rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në Kinë dhe SHBA

Çmimet e naftës sot ranë në bursat aziatike për shkak të brengosjes se rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kinë dhe SHBA do të mund ta ndal rikuperimin e kërkesës së derivateve, edhe krahas lehtësimit të masave për kufizimin e lëvizjes së njerëzve.

Melburn, 18 qershor 2020 (MIA) – Çmimet e naftës sot ranë në bursat aziatike për shkak të brengosjes se rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kinë dhe SHBA do të mund ta ndal rikuperimin e kërkesës së derivateve, edhe krahas lehtësimit të masave për kufizimin e lëvizjes së njerëzve.

Çmimi i fjuçersave për naftën “brent” nga De ti Verior ra për 22 centë, ose 0,5 për qind, në 40,49 dollarë amerikanë për një barel në tregtimin e mëngjesit, pasi në sesionin paraprak tregtar ra për 25 centë.

Nafta “e lehtë” amerikane WTI në mëngjes tregtohej me rënie prej 1,0 për qind, ose për 38 centë, në nivel të 37,58 dollarëve amerikanë përnjë barel, me çka e vazhdoi trendin e rënies, pasi mbrëmë ra për 42 centë.

Brengosja për kërkesën e derivateve është rritur pasi janë paraqitur raporte për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kinë, për të cilin shkak Pekini i ka ndërprerë fluturimet dhe i ka mbyllur shkollat, ndërsa disa shtete amerikane, duke përfshirë edhe Teksasin, Floridën dhe Kaliforninë, kanë paraqitur rritje të dukshme të rasteve të reja të të infektuarve. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close