BotëBotë.Portal

Çmimet e naftës kanë rënë nën 43 dollarë, rritet shqetësimi për shkak të përhapjes së infektimit

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare sot kanë rënë nën 43 dollarë amerikanë nën presion të valës së re të pandemisë së koronavirusit në SHBA, për të cilin investuesit druajnë se mund ta pengojë rikuperimin e kërkesës së energensave.

Nju-Jork, 3 korrik 2020 (MIA) – Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare sot kanë rënë nën 43 dollarë amerikanë nën presion të valës së re të pandemisë së koronavirusit në SHBA, për të cilin investuesit druajnë se mund ta pengojë rikuperimin e kërkesës së energensave.

Çmimi për një fuçi në bursën londineze ka rënë për 66 centë në 42,56 dollarë.

Në bursën amerikane një fuçi sot është tregtuar për 58 centë më pak, gjegjësisht për 40,07 dollarë.

Berziti dje ishte inkurajuar me të dhënat për 4,8 milionë vende të reja pune në SHBA në qershor dhe disponimi u mbështet me rënien  e tepricave amerikane të naftës.

Sot vëmendja u transferua në më shumë se 55.000 të infektuar të rinj në SHBA, më së shumti nga fillimi i pandemisë. Druhet se përhapja e infektimit mund t’i detyrojë kompanitë të ndalojnë me punë. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close