BotëBotë.Portal

Çmimet e metaleve të çmueshme po rriten, një uncë ari 2.069 dollarë

- Çmimi i arit sot u rrit në një nivel të ri rekord, sepse pandemia e Kovid-19 i uli pikëpamjet ekonomike, dhe kështu shufrat e verdha janë strehë gjithnjë më tërheqëse për investitorët, edhe pse analistët thonë se kjo rritje e shpejtë mund të shkaktojë disa korrigjime.

Londër, 6 gusht 2020 (MIA) – Çmimi i arit sot u rrit në një nivel të ri rekord, sepse pandemia e Kovid-19 i uli pikëpamjet ekonomike, dhe kështu shufrat e verdha janë strehë gjithnjë më tërheqëse për investitorët, edhe pse analistët thonë se kjo rritje e shpejtë mund të shkaktojë disa korrigjime.

Në tregtimin e sotëm në orën 11:52 sipas GMT, ari arriti nivel të ri rekord prej 2.059,09 dollarë uncë, duke e përforcuar për 0,9 për qind në krahasim me një ditë më parë. Çmimi i arit në Amerikë u rrit për 1,0 për qind, në 2.069 dollarë.

Ari shënoi fitim edhe krahas përforcimit të vogël të dollarit, i cili fitoi nga ulja e disponimit kah rreziku, sepse investitorët pritnin të dhëna për gjendjen në tregun amerikan të tregut si një shembull në krahasim me gjendjen në ekonominë më të madhe në botë.

Çmimi i metalit të verdhë këtë vit u rrit për më shumë se 35 për qind, sepse ari konsiderohet si pasuri e cila do ta ruajë vlerën e tij, përderisa pandemia dhe emetimi i parave nga bankat qendrore do ta gërryejnë vlerën e mjeteve të tjera. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close