0_Sport,PortalFutboll

Çmimet e aksioneve të klubeve evropaine në bursa u zvogëluan për shkak të koronavirusit

Klubet evropiane, të cilat i kanë plasuar aksionet e tyre në bursën ndërkombëtare, janë duke përjetuar probleme për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Madrid, 2 prill 2020 (MIA) – Klubet evropiane, të cilat i kanë plasuar aksionet e tyre në bursën ndërkombëtare, janë duke përjetuar probleme për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Aksionet e Juventusit ranë për 21,16 për qind në mars. Megjithatë, vendimi i klubit që t’i zvogëlojë pagat e lojtarëve pjesërisht e ka kompensuar efektin negativ, shkruan “Marka”.

Po ashtu, ka pësuar edhe Mançester Junajted – aksionet e tyre u zvogëluan për 11,06 për qind gjatë muajit mars.

Në Bundesligë, Borusia Dortmund ka pasur probleme – çmimi i tyre në aksione është zvogëluar për 36,76 për qind. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close