0_Maqedoni.PortalTekste origjinaleZgjedhje parlamentare 2020

CIVIL: Raste të shumta të shkeljes së heshtjes zgjedhore, gjuhë të urrejtjes dhe mosrespektim të masave për mbrojtje

CIVIL-i lëshoi një kumtesë mbi bazë të raporteve nga vëzhguesit e procesit zgjedhor, të përpunuara sot  deri në orën 12:30. Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVIL-it që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë, shënojnë raste të shumta të shkeljes së heshtjes zgjedhore.

Shkup, 13 korrik 2020 

CIVIL-i lëshoi një kumtesë mbi bazë të raporteve nga vëzhguesit e procesit zgjedhor, të përpunuara sot  deri në orën 12:30. Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVIL-it që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë, shënojnë raste të shumta të shkeljes së heshtjes zgjedhore.

“Disa përmbajtje të rrjeteve sociale të cilat i publikojnë partitë politike anashkalohen me shkathtësi rregullat për heshtjen zgjedhore dhe formalisht ndoshta nuk e shkelin Kodin Zgjedhor, por mund të interpretohen edhe si aktivitet propagandues”, theksoi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, në video fjalimin e parë në procesin zgjedhor treditor.

Monitorimi shënon një rast të aktivitetit propagandues të një partie të caktuar në një komunë në rajonin lindor, ku, edhe pse nuk është propagandë e drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, bëhet fjalë për tubim të të vogël partiak në vend publik, që është në kundërshtim me parimet për respektim të heshtjes zgjedhore. Në këtë rast, është e dukshme se të pranishmit nuk u përmbahen masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Shpërndarja e fletushkave nga një parti politike në heshtje zgjedhore shënohet në qendër të Shkupit. Ende përpunohen raportet nga pjesët e tjera të vendit.

Regjistrohen 27 përmbajtje të sponsorizuara me reklamë politike në Fejsbuk nga gjashtë parti politike deri në orën 10 të mëngjesit. Në momentin e mbylljes së raportit në orën 12:30, konstatohet se kanë mbetur përmbajtjet edhe të pesë partive politike  me reklamë politike në Fejsbuk. Sipas ekspertëve me të cilat konsultohet CIVIL-i, kjo është e palejuar dhe aktivitet kundërligjor i partive politike.

Shënohet një përmbajtje e sponsorizuar nga një parti politike në lojën onlajn Spajder gjatë heshtjes zgjedhore.

Një parti politike publikoi video me porosi propaganduese politike një orë pas mesnatës, pas heshtjes zgjedhore. E njëjta parti për momentin ka tre përmbajtje të sponsorizuara, sipas monitorimit të CIVIL-it.

“Përmend se numrat që i bën të ditur CIVIL-i kanë të bëjnë në raste në të cilat kanë ardhur vëzhguesit e organizatës, por numri i rasteve, gjithsesi, mund të jetë edhe më i lartë”, nënvizoi Deralla në video fjalimin e tij.

Dy faqe në Fejsbuk, të afërta me një parti të caktuar politike, publikojnë përmbajtje propaganduese në heshtje zgjedhore.

Një përfaqësues të një parti politike ka dhënë intervistë kur është emetuar drejtpërdrejt edhe në rrjetet sociale në orën 11 sot, ku nuk është përmbajtur nga porositë politike dhe  të përmendurit e partive politike dhe përfaqësuesit e tyre. Ky është aktivitet i cili është në kundërshtim me ligjin.

Një parti politike ka ndarë maska mbrojtëse me logon e partisë, gjegjësisht me numrin rendor të fletëvotimit në afërsi të sheshit Skënderbeg në orën 11.

Gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme shënohen edhe në Fesjbuk të një personi i eksponuar mediatik, të afërt me një parti të caktuar politike.

Në periudhën e heshtjes zgjedhore, një orë pas mesnate, shënohet edhe një publikim me gjuhë të urrejtjes ndaj CIVIL-it dhe ndaj përfaqësuesve të organizatës mbi bazë etnike dhe politike. Në publikimin në Fejsbuk tashmë një kohë të gjatë të njohur si burim të lajmeve të rreme dhe gjuhë të urrejtjes, ka pasur edhe një numër të madh të kërcënimeve serioze deri te organizata dhe deri te jetët e njerëzve lidhur me të. Publikimi ishte larguar pasi ishte onlajn rreth orës 10 apo 11, gjegjësisht gjatë kontrollimit në orën 10 në mëngjes, ai publikim më nuk ishte.

Plarforma mediatike e CIVIL-it në gjuhën shqipe dhe maqedonase rregullisht publikon informacione nga monitorimi i organizatës.

________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close