BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Cipras: Urime për Micotakisin që përfundimisht e kuptoi kaosin që e krijoi rreth çështjes së refugjatëve

Ish-kryeministri grek dhe lider i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, përmes rrjeteve sociale reagoi për vendimin e Qeverisë që sërish të formojë Ministri për migracion, duke cekur se Micotakisit i janë duhur gjashtë muaj për ta kuptuar kaosin që u krijua në çështjen e refugjatëve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 15 janar 2020 (MIA) – Ish-kryeministri grek dhe lider i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, përmes rrjeteve sociale reagoi për vendimin e Qeverisë që sërish të formojë Ministri për migracion, duke cekur se Micotakisit i janë duhur gjashtë muaj për ta kuptuar kaosin që u krijua në çështjen e refugjatëve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“E uroj zotëri Micotakis, të cilit, në fund, iu deshën vetëm gjashtë muaj e shtatë ditë për ta kuptuar kaosin që e krijoi në çështjen e refugjatëve dhe çfarë gabimi i madh ishte vendimi i tij për ta hequr Ministrinë e migracionit në vend me valë më të mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve në mbarë Evropën”, shkroi Cipras në rrjetet sociale.

Me reagim doli edhe zëdhënësi i SYRIZA-s opozitare, Aleksis Haricis i cili thotë se “nëse gjendja kaotike e krijuar nga moskompetenca e Qeverisë së Demokracisë së Re të mos ishte aq serioze, do të ishte qesharake”.

“Prej se para zgjedhjeve përhapte mostolerancë dhe gënjeshtra me të cilat tani vetë ai dhe funksionarët e tij përballen në mbarë vendin, pasi e e hoqi Ministrinë për politikë të migracionit menjëherë sapo e mori funksionin, pasi që ndërroi pesë ministra përgjegjës për çështje të migracionit, pasi që publikoi tre plane të ndryshme për lehtësim të situatës në ishuj, pasi që asnjëri prej tyre nuk funksionoi, pasi që paralajmëroi mbyllje të Morias, ku sot numri arrin deri në pothuajse 30.000 njerëz, ndërsa në fund të qershorit pati diç më shumë se 5.500, zotëri Micotakis e pranoi, me vonesë prej gjashtë muajve, kaosin që e krijoi dhe sërish po formon Ministrinë që ai vetë e hoqi”, thotë Haricis. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close