0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Cipras nga Parisi kërkoi të hapet rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut

Kur u arrit Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, për Maqedoninë e Veriut "u hap" perspektiva për zgjerim, paralelisht duke i dhënë impuls edhe perspektivës evropiane shqiptare, ndërkaq kontribuoi edhe për momentum të ri në zhvillimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Nëse sërish e humbim këtë dinamikë. do të jetë shumë vështirë që sërish ta kthejmë, tha lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras në fjalimin e tij për zgjerimin e BE-së, në një ngjarje në Senatin francez, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 shkurt 2020 (MIA) – Kur u arrit Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, për Maqedoninë e Veriut “u hap” perspektiva për zgjerim, paralelisht duke i dhënë impuls edhe perspektivës evropiane shqiptare, ndërkaq kontribuoi edhe për momentum të ri në zhvillimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Nëse sërish e humbim këtë dinamikë. do të jetë shumë vështirë që sërish ta kthejmë, tha lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras në fjalimin e tij për zgjerimin e BE-së, në një ngjarje në Senatin francez, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras, paralelisht, nga Parisi kërkoi të hapet rruga evropiane për Shkupin dhe Tiranën. Tha se Unioni “nuk mund të jetë faktor i fuqishëm gjeopolitik në nivel ndërkombëtar, nëse nuk është faktor kredibil në fqinjësinë e vet”.

“Si mund të mbështesim stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në Irak apo Afganistan apo në Mali, e madje edhe në Ukrainë, nëse nuk mund t’i përmbushim obligimet tona për mbështetje të vendeve evropiane kandidate për anëtarësim? Si mundet BE-ja në ,ënyrë kredibile t’i mbështesë pikëpamjet për zgjidhje të kontesteve ndërkombëtare, kur nuk mund të mbështesë një vend evropian si RMV, e cila kontribuoi në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare evropiane?”, pyeti Cipras dhe shtoi se, nëse bashkësisë ndërkombëtare i tregohet se “integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, gjithashtu, do të thotë sigurim i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për rajonin”, kjo do të japë porosi globale për suksesin e BE-së, 20 vite pas luftës në Jugosllavi.

Cipras theksoi se në vitin 2018, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, dha impuls të ri në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas katër viteve stagnim.

“Zoran zaev, si kryeministër ishte mjaft i guximshëm për të gjetur kompromis me mua për emrin, ndërkaq të njejjtën e bëri edhe me Bullgarinë, edhe pse e dinte çmimin e rëndë politik. Shkaku, përse ne dhe ministrat tanë të jashtëm, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, arritëm tek kjo marrëveshje ishte sepse e bazuam me respekt të ndërsjelltë dhe zgjidhje të ndërsjellta të pranueshme. Ne, nuk i zhvendosëm problemet për të ardhmen e largët, nuk e hodhëm topin tek tjetri. Nuk tentuam të mashtrohemi mes veti apo të luajmë mashtrime politike. Nuk luajtëm në letrën e lehtë – populizmin nacionalist që forcat e tjera politike e shfrytëzonin dhe e shfrytëzojnë në vendet tona. Ne, e respektojmë të drejtën ndërkombëtare”, tha Cipras.

Lideri i SYRIZA-s theksoi se “nëse shpërblehet Zoran Zaev dhe populli i RMV-së, do të jetë porosi për të gjithë liderët e tjerë nga Ballkani perëndimor dhe rajoni më gjerë”, duke sqaruar se kjo do të jetë porosi drejtuar Shqipërisë të bëjë akoma më shumë hapa në sundimin e së drejtës dhe për të drejtat e pakicës greke, se do të jetë porosi drejtuar liderëve të Beogradit dhe Prishtinës për ta zgjidhur çështjen e Kosovës, por edhe porosi drejtuar kryesisë boshnjake për stabilitet.

“Nga ana tjetër, nëse procesi i inkuadrimit mbetet i ngrirë, porosia do të jetë e qartë: Evropa nuk i shpërblen liderët të cilët janë reformistë apo të cilët arrijnë kompromise”, theksoi Cipras, transmetoi MAI.

Ish-kryeministri greke komentoi se heqja dorë e madje edhe shtyrja e zgjerimit do të ketë pasoja serioze për stabilitetin në rajon, si shmebull duke e përmendur vitin 2014 kur Junker paralajmëroi ngrirje të procesit të zgjerimit, ndërkaq “rajoni hyri në gjendje të destabilizimit të vazhduar”.

“Njëra pas tjetrës pasonin krizat. Në Shqipëri, Maqedoni të veriut, Bosnje, Mal të Zi. U përforcuan rrjetet e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Ndikimi i tre palëve, si Rusia, Turqia dhe vendet e Gjirit, shpesh herë rritej në dëm të ndikimit të BE-së. Shkalla e migrimit nga Ballkani perëndimor drejt vendeve të tjera evropiane u rrit. Vitin e kaluar, në çdo dy minuta një qytetar nga Ballkani Perëndimor emigronte legalisht në BE”, sqaroi ish-kryeministri grek.

Tha se është pozitive ajo që po diskutohet për metodologji të re për harmonizim dhe përmirësim të procesit të integrimit, por shtoi se megjithatë, duhet të jetë e qartë se “nuk ekzistojnë mekanizma që mund ta zëvendësojnë perspektivën për integrim të popujve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa politika fqinjësore evropiane është vegël e fuqishme për reforma dhe mbështetje financiare”.

Në fund të fjalimit në Senatin francez, Cipras edhe njëherë përsëriti se “nëse e mbajmë të ngrirë procesin e zgjerimit, e ngrijmë kapacitetin e vetë Evropës si strategji, fuqi të transformimit, nga shtrirja globale dhe rajonale”.

“Maqedonia e Veriut dhe Greqia, së bashku, edhe njëherë, i treguan botës se këtu në Evropë kemi aftësi të bëjmë zgjedhje të dytë. Dhe kjo është rruga e vetme e mundshme drejt një vizioni të ri për Evropë më të fuqishme. Ndërkaq në ndërtimin e këtij vizioni, unë fuqimisht besoj”, tha Aleksis Cipras, duke e përfunduar fjalimin e tij para senatorëve. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close