BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Cipras: Micotakis të kërkojë nga Erdogani, Turqia të ndalojë me shkeljet dhe provokimet

I bëj thirrje kryeministrit Kirjakos Micotakis në takimin me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan të kërkojë të ndalojnë me provokimet dhe shkeljet që nuk çojnë askund, të tërhiqet nga marrëveshja e papranuar dhe juridikisht joekzistuese, të ndalojnë me shkeljen e zonës ekonomike ekskluzivisht të Qipros dhe gjithandej të respektohet, me vullnet të mirë nga të dyja anët në deklaratë të përbashkët BE-Turqi", porositi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras. Në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij, ai iu referua edhe takimit të sotshëm të kryeministrit grek me presidentin turk, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 4 dhjetor 2019 (MIA) – I bëj thirrje kryeministrit Kirjakos Micotakis në takimin me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan të kërkojë të ndalojnë me provokimet dhe shkeljet që nuk çojnë askund, të tërhiqet nga marrëveshja e papranuar dhe juridikisht joekzistuese, të ndalojnë me shkeljen e zonës ekonomike ekskluzivisht të Qipros dhe gjithandej të respektohet, me vullnet të mirë nga të dyja anët në deklaratë të përbashkët BE-Turqi”, porositi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras. Në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij, ai iu referua edhe takimit të sotshëm të kryeministrit grek me presidentin turk, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras e akuzoi Qeverinë që në pesë muajt e kaluar “po tenton që të nënvlerësojë provokimet turke në Qipro, në Mesdheun Lindor, por edhe në Detin Egje”, dhe se kanë filluar t’i fshehin nën qilim,  ndodhitë dhe tensionet.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe Qeveria vendosi që t’i fshehë këto provokime, që t’i lë pa përgjigje, që të mos i aktivizojë sanksionet kundër Turqisë”, u shpreh ish-kryeministri grek.

Cipras, në fjalimin para grupit parlamentar të SYRIZA-s e komentoi edhe takimin paraprak të Micotakis dhe Erdoganit më 25 shtator në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, duke u shprehur se “u bë kryeministri i parë grek në histori i cili u takua me presidentin turk në kohë të provokimeve intensive dhe shkeljeve dhe nuk e shtroi çështjen e provokimeve ne Detin Egje”.

Ish-kryeministri grek dhe lideri i SYRIZA-s e përmendi edhe marrëveshjen e Turqisë me Libinë duke u shprehur se qeveria greke ka qenë tërësisht e befasuar, e papërgatitur dhe pa plan. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close