0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëPolitikë

Cipras e ka uruar Zaevin për anëtarësimin në NATO dhe vendimin për fillim të negociatave me BE-në

Për vendimin e fillimit të negociatave inkuadruese me BE-në dhe anëtarësimin në NATO, i ka  uruar lideri i SYRIZËS, Aleksis Cipras, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në bisedë telefonike që e kanë pasur të dy  ish kryeministrat, publikoi  agjencia gazetareske greke ANA-MPA, duke i'u referuar  burimeve të SYRIZËS, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 29 mars 2020 (MIA) – Për vendimin e fillimit të negociatave inkuadruese me BE-në dhe anëtarësimin në NATO, i ka  uruar lideri i SYRIZËS, Aleksis Cipras, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në bisedë telefonike që e kanë pasur të dy  ish kryeministrat, publikoi  agjencia gazetareske greke ANA-MPA, duke i’u referuar  burimeve të SYRIZËS, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Zotëri Cipras e ka uruar zotëri Zaevin dhe sipas burimeve të njëjta theksoi se askush  nuk do t’u besonte atyre, Nikos Koxiasit ose Nikolla Dimitrovit, nëse para tre viteve  thonin se do të ndodh tërë kjo. “Në një BE që gjendet në krizë të thellë, ku mbisundojnë nacionalizmi dhe izolimi nacional  porosia për stabilitet, respektim të ndërsjellë dhe shpresë,  do të vinte nga Ballkani, veçanërisht nga forcat progresive të të dy vendeve”, publikoi agjencia gazetareske greke.

Të dy ish kryeministrat kanë theksuar se këto punë në rajon  janë ende më të rëndësishme, tani, kur  më e rëndësishme është të gjithë të mobilizohen në ballafaqimin me pandeminë.

Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, e ka potencuar vlerën e hapave  të ndërmarrë nga vendi ynë  për marrëdhëniet bilaterale, për rajonin dhe Evropën dhe ka shtuar se  forcat progresive nga të dy vendet kanë dhënë shembull për Evropën, veçanërisht në momentet e rënda. sr/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close