0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Cilat janë ndryshimet klimatike? Një udhëzues vërtet i thjeshtë

Aktivitetet njerëzore i kanë rritur emetimet e dioksidit të karbonit, gjë që ka rritur edhe temperaturat. Pasojat e mundshme përfshijnë motin ekstrem dhe shkrirjen e akullit polar.

28 janar 2020

BBC

Aktivitetet njerëzore i kanë rritur emetimet e dioksidit të karbonit, gjë që ka rritur edhe temperaturat. Pasojat e mundshme përfshijnë motin ekstrem dhe shkrirjen e akullit polar.

Çfarë dimë ne për klimën e Tokës, e cila ndryshon?

Çka janë ndryshimet klimatike?

Temperatura mesatare në Tokë është rreth 15 gradë Celsius, por në të kaluarën ka qenë shumë më e lartë dhe shumë më e ulët.

Klima ka luhatje natyrore, por shkencëtarët thonë se temperatura tani po rritet më shpejt se në shumicën e rasteve të mëparshme.

Energjia diellore e emetuar përsëri në kozmos nga sipërfaqja e jashtme e Tokës absorbohet nga gazrat me efektin e kopshtiti të qelqtë dhe ri-emetohet në të gjitha drejtimet.

Ajo në të njëjtën kohë ngroh atmosferën e ulët dhe sipërfaqen e planetit. Pa këtë efekt, Toka do të ishte më e ftohtë me rreth 30 gradë celcius dhe një vend shumë i paarritshëm për të jetuar.

Shkencëtarët besojnë se edhe ne po kontribuojmë në krijimin e efektit të kopshtit të qelqtë, me gazrat e emetuar nga industria dhe bujqësia, gjë e cila ruan më shumë energji dhe rrit temperaturën.

Ky fenomen njihet si ndryshim klimatike ose ngrohje globale.

Çka janë gazrat e kopshtit të qelqtë?

Gazi i kopshtit të qelqtë me ndikimin më të madh në ngrohje është avulli i ujit. Por ai qëndron në atmosferë vetëm për disa ditë.

Por, dioksidi i karbonit (CO2) qëndron në atmosferë shumë më gjatë. Do të duhen qindra vjet për t’u rikthyer në nivelet para-industriale dhe rezervuaret natyrore siç janë oqeanet mund të thithin vetëm një sasi të caktuar.

Shumica e emetimeve të dioksidit të karbonit të prodhuar nga njerëzit vijnë nga djegia e karburanteve fosile. Kur priten pyjet të cilat e absorbojnë dioksidin dhe lihen që të kalben ose të digjen, çlirohet karboni i deponuar duke kontribuar kështu në ngrohjen globale.

Që nga fillimi i revolucionit industrial rreth vitit 1750, nivelet e dioksidit të karbonit janë rritur për më shumë se 30 për qind. Përqendrimi i CO2 në atmosferë në 800,000 vitet e fundit është më i lartë se kurrëdoqoftë.

Gazrat e tjerë me efekt të kopshtit të qelqtë, të tilla si metani dhe oksidi i azotit, lëshohen gjithashtu përmes veprimtarive njerëzore, por ato janë shumë më pak se dioksidi i karbonit.

Cilat janë argumentat për ngrohjen globale?

Bota është më e ngrohtë me rreth një gradë Celsius se sa ishte përpara industrializimit të përhapur, konfirmon Organizata Botërore Meteorologjike.

Njëzet nga vitet më të ngrohta në histori kanë ndodhur në 22 vitet e fundit, ndërsa katër vitet mëtë nxehta janë  nga viti 2015 deri në vitin  2018.

Nga 2005 deri në 2015, niveli mesatar i detit në të gjithë planetin u rrit me 3.6 milimetra në vit.

Shumica e këtyre ndryshimeve ndodhin sepse, ndërsa uji nxehet, rritet vëllimi i tij. Sidoqoftë, shkrirja e akullit nuk mendohet të jetë arsyeja kryesore për ngritjen e niveleve të detit.

Shumica e akullnajave në rajone të botës me klimë të butë po tërhiqen.

Imazhet satelitore tregojnë një rënie dramatike në akullin e detit Arktik që nga viti 1979.

Shtresa e akullit të Grenlandës ka përjetuar nivele rekord të shkrirjes në vitet e fundit.

Të dhënat satelitore tregojnë se shtresa e akullit perëndimor të Antarktikut po humbet masën. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se Antarktika Lindore gjithashtu ka të ngjarë të fillojë të humbasë peshë.

Pasojat e ndryshimit të klimës mund të vërehen edhe në bimësi poshtu edhe tek kafshët tokësore. Midis tyre është edhe koha më e herët  e lulëzimit dhe pjekjes së frutave, dhe ndryshimi i territoreve tek kafshët.

Sa do të rriten temperaturat në të ardhmen?

Ndryshimi në temperaturën globale të sipërfaqes midis viteve 1850 dhe fundit të shekullit XX ka të ngjarë të kalojë 1.5 gradë Celsius, sugjerojnë shumica e simulimeve.

Organizata Botërore e Meteorologjisë tha që nëse tendenca e ngrohjes aktuale vazhdon, temperaturat mund të rriten me 3 deri në 5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Rritja e temperaturave prej 2 gradë Celsius është konsideruar prej kohësh si një prezantim i ngrohjes së rrezikshme. Shkencëtarët dhe krijuesit e politikave kanë argumentuar së fundmi se kufizimi i rritjes së temperaturave në 1.5 gradë Celsius është më i sigurt.

Raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC) i vitit 2018 sugjeron që arritja e qëllimit prej 1.5 gradësh do të kërkojë “ndryshim të shpejtë, të gjerë dhe të pamohueshëm në të gjithë segmentet e shoqërisë”.

Kombet e Bashkuara po udhëheqin një iniciativë politike për të stabilizuar emetimet e gazrave të qelqtë. Kina lëshon më shumë CO2 se çdo vend tjetër. Vijojnë shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së, megjithëse emetimet për frymë atje janë shumë më të larta.

Por edhe nëse tani do të zvogëlojmë në mënyrë dramatike emetimet e gazrave të qelqta, shkencëtarët thonë se ato efekte do të vazhdojnë. Masës së madhe të ujit dhe akullit u duhen qindra vjet për të reaguar ndaj ndryshimeve të temperaturës. Dhe duhen dekada që dioksidi i karbonit të nxirret jashtë nga atmosfera.

Si do të ndikojë ndryshimi i klimës tek ne?

Ekziston një pasiguri e madhe rreth asaj se si ndryshimi i klimës do të ndikojë tek ne. Mund të shkaktojë mungesë të ujit të pijshëm, mund të ndryshojë në mënyrë dramatike aftësinë tonë për të prodhuar ushqim dhe duke rritur numrin e viktimave nga përmbytjet, stuhitë dhe valët e nxehtësisë. Kjo për shkak se ndryshimi i klimës pritet të rrisë shpeshtësinë e ngjarjeve ekstreme të motit – megjithëse lidhja e çdo ngjarje të tillë individuale me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

Siç bota nxehet, avullon më shumë ujë, duke rritur lagështinë e ajrit. Kjo nënkupton që shumë zona do të pësojnë reshje më intensive- dhe në disa vende edhe reshje më të mëdha dëbore.

Por rreziku i thatësirës në zonat tokësore gjatë verave të nxehta do të rritet. Priten më shumë përmbytje nga stuhitë dhe ngritja e nivelit të detit. Por ekziston mundësia që mund të ketë edhe ndryshime të forta rajonale sipas këtyre modeleve.

Vendet më të varfra, të cilat janë më pak të pajisura për të përballuar ndryshimin e shpejtë, mund të vuajnë më së shumti.

Parashikohet shfarosja e bimëve dhe kafshëve pasi habitatet ndryshojnë më shpejt sesa speciet mund të adaptohen. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se shëndeti i miliona njerëzve mund të rrezikohet nga malaria, sëmundjet që mbarten përmes ujit dhe kequshqyerjes.

Ndërsa lëshohet më shumë CO2 në atmosferë, sasia e përthithur nga deti rritet, duke e bërë ujin më me acid. Ky mund të jetë një problem i madh për shkëmbinjtë koralorë.

Ngrohja globale do të çojë në ndryshime të mëtejshme, të cilat do të çojnë në ngrohjen e mëtejshme. Kjo përfshin çlirimin e sasive të mëdha të metanit pasi shkrihet permafrosti – toka e ngrirë kryesisht në lartësi më të larta.

Reagimi ynë ndaj ndryshimeve klimatike do të jetë një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të ballafaqohemi në këtë shekull.

 

Таг
Back to top button
Close
Close