BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Çikago: Protestë kundër politikës emigruese të Trampit

Disa mijëra protestues u tubuan në qendër të Çikagos kundër politikës emigruese të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Çikago, 14 korrik 2019 (MIA) – Disa mijëra protestues u tubuan në qendër të Çikagos kundër politikës emigruese të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Sipas mediave në SHBA, shërbimet kompetente amerikane planifikojnë sot të zbatojnë bastisje të madhe dhe arrestimin e rreth 2.000 emigrantëve ilegalë, të cilëve u është dhënë vendimi për deportim.

Protestuesit kanë mbajtur transparente në të cilat ka shkruar “Jo fëmijë në kafaz” dhe “Pezulloni Agjencinë për migrim”.

Zëdhënësi i policisë Entoni Guglemi deklaroi se protesta ka kaluar qetë dhe asnjëri prej pjesëmarrësve nuk është arrestuar.

Sipas vlerësimeve të policisë, në protestë kanë marrë pjesë rreth 5.000 persona.

Tubime të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera të SHBA-së ndërsa në Feniks policia i ka arrestuar 16 persona. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close