0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëMKD-ALPolitikë

Ceremoni lamtumirëse në Larisa para zhvendosjes së Komandës së brigadës së EJL-së në Kumanovë

Në shtabin e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) në qytetin grek Larisa dje është mbajtur ceremoni lamtumirëse në prag të transferimit të Komandës në Kumanovë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Athinë, 8 gusht 2020 (MIA) – Në shtabin e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) në qytetin grek Larisa dje është mbajtur ceremoni lamtumirëse në prag të transferimit të Komandës në Kumanovë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, në ngjarjen kanë marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes i Greqisë, kolegu i tij nga Shqipëria, komandanti i SEEBRIG-ut, gjenerali rumun Tudorica Petrake si dhe përfaqësues të autoriteteve politike dhe ushtarake që marrin pjesë në Iniciativën e ministrave të Mbrojtjes nga Evropa Juglindore.

Brigada e Evropës Juglindore është formuar në vitin 1999, ndërsa nga viti 2011 shtabi është në Tirnavë (Larisa), ndërsa me transferimin në Kumanovë, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir deri në vitin 2026. sr/fab

Таг
Back to top button
Close
Close