Lajme nga komunat

Çerdhja “8 Marsi” në Strugë me pamje të re

Komuna e Strugës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim Rajonal dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor ka përfunduar projektin rreth rikonstruimit të çerdhes për fëmijë “8 Marsi”

Strugë, 24 janar 2020 (MIA) – Komuna e Strugës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim Rajonal dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor ka përfunduar projektin rreth rikonstruimit të çerdhes për fëmijë “8 Marsi”.

“Projekti në fjalë kishte të bëjë me rikonstruksionin e jashtëm të objektit edhe atë ndërrim dhe izolim të kulmit dhe ullukëve, ndërrim i dritareve të jashtme me dritare dhe dyer të reja dhe rikonstruksionin e fasadës së jashtme me fasadë të re termike me izolim”, informojnë nga Zyra për marrëdhënie me publikun nga Komuna e Strugës. fab/

Back to top button
Close
Close