0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Çellsi negocion me lojtarët për zvogëlimin e pagave

Udhëheqësia e Çellsit ka negociuar me lojtarët për zvogëlimin e pagave për të paktën 10 për qind. Sipas "Dejli Mejl", futbollistet londinez do të pajtohen për një hap të tillë.

Londër, 18 prill 2020 (MIA) – Udhëheqësia e Çellsit ka negociuar me lojtarët për zvogëlimin e pagave për të paktën 10 për qind. Sipas “Dejli Mejl”, futbollistet londinez do të pajtohen për një hap të tillë.

Disa nga lojtarët më me përvojë janë unikë rreth idesë që t’i ndihmojnë klubit, për të cilin pritet të kursejë rreth 8-10 milionë funte. Çellsi ka shpresuar se do ta zvogëlojë rrogën e lojtarëve për 30 për qind, por tani ata janë të gatshëm për kompromis që të arrijnë marrëveshje.

Pronari i klubit, Roman Abramoviç, dhe vet klubi, janë shumë aktivë që nga fillimi i krizës në përpjekjet e tyre për të ndihmuar. Hoteli “Stemford Brixh” në Londër, u është lënë nëpunësve shëndetësorë, ndërsa e njejta është bërë edhe me një hotel tjetër. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close