0_Sport,PortalFutboll

Çellsi klubi më profitabil në dy transfer afatet e fundit

Qendra ndërkombëtare për observatorium hulumtues sportiv (CIES) publikoi raport për balancin e klubeve në dy transferet e fundit.

Londër, 11 shkurt 2020 (MIA) – Qendra ndërkombëtare për observatorium hulumtues sportiv (CIES) publikoi raport për balancin e klubeve në dy transferet e fundit.

Çellsi ka performansa më të mira, më tepër për shkak të ndalesës së kufizuar për transfer. Bilanci i “bluve” arrinte plus 205 milionë euro. Ata shitën 16 lojtarë për 250 milionë, ndërsa e blenë vetëm Mateo Kovaçiqin nga Real Madridi.

Gjithashtu, në top 10 ishin: Benfika (166 milionë), Ajaks (137 milionë), Sporting (92 milionë), Red Bull Salcburg (75 milionë), Lil (69 milionë), Hofenhajm (69 milionë), Sampdoria (57 milionë), PSV (56 milionë) dhe Empoli (50 milionë).

Në pesë ligat më të mira evropiane, vetëm Liga 1 franceze ka bilanc pozitiv prej 106 milionëve. Premier Liga angleze arriti minus prej 844 milionë eurove. mb/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close