0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Çellsi e mundi Sitin, Liverpuli kampion i Anglisë!

Përfundoi pritja e gjatë e Liverpulit! Edhe pse pa lojë, "të kuqtë" janë kampionë të Anglisë për herë të parë nga viti 1990, pasi Çellsi në terrenin vendor e mundi Mançesterin me 2:1 dhe i rrëzoi nga froni.

Londër, 26 qershor 2020 (MIA) – Përfundoi pritja e gjatë e Liverpulit! Edhe pse pa lojë, “të kuqtë” janë kampionë të Anglisë për herë të parë nga viti 1990, pasi Çellsi në terrenin vendor e mundi Mançesterin me 2:1 dhe i rrëzoi nga froni.

Ashtu që, dallimi midis ekipit të Mersisajdit dhe “qytetarëve” ka mbetur 23 pikë, me çfarë mbesin vetëm 7 ndeshje deri në fund të sezonit dhe ekipi i Jirgen Klopit nuk mund të arrihen. Ky është triumfi i 19-të në historinë e gjigantit të “Enfild”-it.

Ndeshja e “Stemford Brixh”-it ofroi shumë emocione dhe mundësi, ndërsa nikoqirët erdhën deri në sukses me një gol dhe penallti, pikërisht në kohën kur avantazhi i Sitit ishte shumë serioz.

Me 54 pikë, ata vazhdojnë ta mbrojnë vensin e vet në Top 4, sërish me 5 pikë avantazh para Mançester Junajtedit dhe Volverhemptonit dhe vetëm një pikë pas Lesterit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close