0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Çellsi do të sigurojë 78.000 porcione me ushqim për shërbimin mjekësor

- Çellsi do të sigurojë 78.000 porcione me ushqim për shërbimin shëndetësor të Britanisë së Madhe dhe për mbështetje të të moshuarve dhe personave të rrezikuar social gjatë epidemisë nga virusi korona në vend.

Londër, 16 prill 2020 (MIA) – Çellsi do të sigurojë 78.000 porcione me ushqim për shërbimin shëndetësor të Britanisë së Madhe dhe për mbështetje të të moshuarve dhe personave të rrezikuar social gjatë epidemisë nga virusi korona në vend.

Ushqimin do ta përgatisë kompania hotelerike me të cilën punojnë “të kaltrit” nga Londra, pakot e porcioneve falas do t’iu dorëzohen atyre që kanë nevojë për to në gjashtë javët e ardhshme.

Klubi do të ndihmojë në ushqyerjen e punonjësve shëndetësorë në pesë spitale lokale, në partneritet me shërbimet sociale dhe shtëpitë e pleqve që të sigurojë ushqim të nevojshëm.

Таг
Back to top button
Close
Close