EvropëEvropë.Portal

Çekia dhe Lituania do të mbajnë zgjedhje në tetor

Çekia dhe Lituanisë sot kanë caktuar zgjedhje për në tetor edhe krahas pasigurisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Pragë/Uillnus, 9 prill 2020 (MIA) – Çekia dhe Lituanisë sot kanë caktuar zgjedhje për në tetor edhe krahas pasigurisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Presidenti çek Millosh Zaman tha se zgjedhjet rajonale dhe të pjesshme për Senatin do të mbahen më 2 dhe 3 tetor. Zgjedhësit do të votojnë për parlamentet në 13 rajone në vend, si dhe për zgjedhjen e një të tretës të përfaqësuesve në Senat.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda deklaroi se vendi do të mbajë zgjedhje më 13 tetor, duke shtuar se nuk konsideron se pandemia e virusit do të paraqesë problem lidhur me jehonën e zgjedhjeve.

“Fushata zgjedhore do të fillojë në mënyrë të pazakontë – me kufizime të rrepta për mitingje dhe ngjarje”, tha Nauseda dhe shtoi se pjesa tjetër e sezonit zgjedhor do të varet nga ajo si do të arrihet në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rreth 2,5 milionë lituanezë me të drejtë vote do të zgjedhin deputetë në parlamentin kombëtar i cili ka 141 vende. ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close