0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Çeferin: Besoj që në një të ardhme të afërt, spektatorët do të mund të kthehen nëpër stadiume

Kryetari i Asociacionit të Futbollit Evropian (UEFA), Aleksandar Çeferin, shprehu besim se tifozët do të jenë në gjendje të kthehen në një të ardhme të afërt nëpër stadiume.

Nion, 22 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i Asociacionit të Futbollit Evropian (UEFA), Aleksandar Çeferin, shprehu besim se tifozët do të jenë në gjendje të kthehen në një të ardhme të afërt nëpër stadiume.

“Konsideroj se në këtë fazë është e vështirë të gjykosh se çfarë do të mësojnë UEFA dhe e gjithë bota. Sigurisht, të gjithë do të kujtojmë se jemi shumë të brishtë dhe se virusi praktikisht mund ta vendosë botën në pushim. Futbollin, gjithashtu. Sidoqoftë, të gjithë do ta kapërcejmë këtë krizë dhe jam i sigurt se do të bëhemi më të fortë dhe më të mençur. Komuniteti i futbollit ka treguar jo vetëm unitet dhe solidaritet, por edhe miqësi dhe respekt”, deklaroi Çeferin.

Ne mbajmë kontakte të përditshme dhe nuk duhet ta ndërpresim atë në të ardhmen. Ne sigurisht mund të mos pajtohemi, por për sa kohë që komunikojmë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë diçka, do të jemi në rrugën e duhur. Si gjithë të tjerët, do të ndihesha më mirë nëse do të kishte tifozë në stadium. Sidoqoftë, jam optimist dhe besoj se spektatorët do të jenë në gjendje të kthehen në ndeshjet tona në të ardhmen e afërt, shpreson njeriu i parë i UEFA-s.

Më parë u njoftua se ndeshjet e organizuara nga UEFA, do të zhvillohen pa spektatorë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Liga e Kampionëve për vitin 2019/20 do të përfundojë në Portugali, ndërsa Liga e Evropës në Gjermani. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close