BallkanBallkan.Portal

Çaushogllu: Do ta informojmë UNESKO-n për Shën Sofinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu sot deklaroi se Ankaraja do ta informojë UNESKO për hapat e ndërmarra lidhur me Aja Sofjen, pasi muzeut do t'i kthehet statusi i xhamisë.

Ankara, 13 korrik 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu sot deklaroi se Ankaraja do ta informojë UNESKO për hapat e ndërmarra lidhur me Aja Sofjen, pasi muzeut do t’i kthehet statusi i xhamisë.

Gjykata Supreme e Turqisë më 10 korrik e shfuqizoi vendimin e Këshillit të ministrave nga viti 1934, me të cilën xhamia Aja Sofja u shndërrua në muze. Pastaj me vendim të presidencës turke. Aja Sofja u transferua në kompetencë të Drejtorisë për çështje fetare të Turqisë (Dijanet).

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nënshkroi dekret dhe paralajmëroi se lutja e parë në Aja Sofje do të mbahet më 24 korrik.

UNESKO të premten publikoi se do ta rishqyrtojë statusin e këtij monumenti historik në listën e Trashëgimisë botërore.

Aja Sofja nëntë shekuj ka qenë kishë ortodokse para se të shndërrohet në xhami pas pushtimit të Perandorisë Osmane. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close