0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalEkonomiMakedonija.Slajder

Carovska: Tendenca e Qeverisë është të krijojë koncept të përshtatshëm për arsim dual

- Zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijel në takimin e punës në Qeveri kanë biseduar për aspekte të ndryshme lidhur me konceptin e arsimit dual me përfaqësues të ambasadës gjermane dhe zvicerane, përfaqësues të delegacionit të ekonomisë gjermane si dhe përfaqësues të kompanive dhe shkollave ku zbatohet pilot- projekti i arsimit dual.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijel në takimin e punës në Qeveri kanë biseduar për aspekte të ndryshme lidhur me konceptin e arsimit dual me përfaqësues të ambasadës gjermane dhe zvicerane, përfaqësues të delegacionit të ekonomisë gjermane si dhe përfaqësues të kompanive dhe shkollave ku zbatohet pilot- projekti i arsimit dual.

Siç kas bërë të ditur Kabineti i zëvendëskryeministres Carovska në fjalimin e saj ajo ka thënë se koncepti i arsimit dual për momentin zhvillohet si pilot projekt në shtatë shkolla profesionale me pjesëmarrje të 11 kompanive vendore dhe të huaja me gjithsej 258 nxënës. Sipas Carovskës, ai është koncept që do të zbatohej në territorin e gjithë shtetit.

“Koncepti i arsimit dual duhet të jetë i adaptuar në situatat reale në RMV dhe duhet të përgjigjët në nevojat e tregut të punës, ndërsa për atë do të nevojiten ndryshime dhe plotësime të më shumë ligjeve dhe akteve nënligjore. Bashkëpunimi me kompanitë dhe shkollat që janë përfshirë në pilot projektin për arsiminj dual i cili zbatohet në bashkëpunim me Delegacionin e ekonomisë gjermane në RMV do të jetë me rëndësi kyçe për krijimin e zgjidhjes më adekuate të krijimit të konceptit të arsimit dual me të cilën do të arrihej efekt maksimal gjatë së cilës do të kënaqeshin nevojat e ekonomisë për krijimin e kuadrit cilësor dhe mirë të trajnuar dhe ekonomisë në përgjithësi”, ka thënë zëvendëskryeministrja Carovska.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka thënë se afirmimi i arsimit profesional dhe promovimi i konceptit të arsimit dual janë prioritet i lartë për Ministrinë dhe Qeverinë.

Në komunikatën theksohet se ministri Ademi ka shtuar se koncepti i arsimit dual filloi të zbatohet në vitin shkollor 2017-2018 kur janë regjistruar 33 nxënës, ndërsa në çdo vit shkollor ky numër rritet që në vitin 2019-2020 veçmë ka të regjistruar rreth 250 fëmijë.

Ministria plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale Sanella Shkrijel ka thënë se harmonizimi i tregut të punës me përvojat është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë që të tejkalohet hendeku i kërkesës dhe ofertës së fuqisë punëtore të tregut të punës. Ajo ka shtuar se në dy vit e gjysmë të kaluara Ministria dhe qeveria aktivisht kanë punuar në këtë temë.

Zëvendës ambasadori i Gjermanisë dhe Zvicrës, Oto Graf dhe Stefan Tomaxhan dhe drejtori i delegacionit të ekonomisë gjermane Patrik Mertnes të cilët japin mbështetje të këtij pilot projekti për arsimin dual në diskutimet gjatë takimit kanë shprehur gatishmëri dhe vullnet për mbështetjen e mëtejmë në procesin e krijimit të konceptit adekuat të arsimit dual para së gjithash në zhvillimin e ekonomisë, rritjes ekonomike dhe zhvillimit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close