0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Carovska: Rroga minimale i rriti edhe rrogat e tjera në shtet

Zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska konsideron se rritja e rrogës minimale i ka dhënë rezultatet e pritura, përkatësisht se e ka stimuluar rritjen edhe të rrogave të tjera, që sipas saj, mund të shihet nga rritja e rrogës mesatare në shtet.

Shkup, 25 shkurt 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska konsideron se rritja e rrogës minimale i ka dhënë rezultatet e pritura, përkatësisht se e ka stimuluar rritjen edhe të rrogave të tjera, që sipas saj, mund të shihet nga rritja e rrogës mesatare në shtet.

“Të gjitha masat që i ndërmorëm së bashku me të gjithë partnerët social, ata janë punëdhënësit, odat ekonomike, sindikatat, ishin me qëllim që të hapet spiralja dhe të rriten rrogat. Kjo mund të shihet nga ajo që rroga mesatare në vendin tonë po rritet intensivisht si asnjëherë më parë. Më parë pati rritje prej 1,8 për qind, tani çdo vit kemi pothuajse mbi 4,7 për qind rritje të rrogës mesatare. Kjo tregon se me të vërtetë rritja intensive e rrogës minimale çon edhe drejt rritjes së rrogës mesatare”, tha Carovska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Draçevë, ku duhet të ndërtohet kopsht i fëmijëve.

Ajo theksoi se barazimi i rrogave për çka flasin disa analiza të caktuara, kishte të bëjë vetëm me rritjene parë të rrogës minimale në rreth 12 mijë denarë.

“Më pas sollëm mas që do të thoshte rritje të rrogave prej 12 deri 18 mijë denarë, në mënyrë që përmes Buxhetit, kompanitë të mund të mbështeten për t’i rritur rrogat. Pamë se i rritën rrogat pa i shfrytëzuar ato masa. Edhe masa e fundit e cila është për subvencionim të kontributeve ishte plotësisht e adaptuar ndaj nevojave të punëdhënësve. Mbi 107 mijë punëtorë sot marrin pagesë të subvencionuar të kontributeve që rrogat e tyre të rriten deri në 6.000 denarë dhe kjo nuk ishte distanca vetëm deri te rroga minimale, por të gjitha rrogat të mund të rriten deri 6.000 denarë pavarësisht në cilin sektor. Dhe u pa se një e katërta siç projektuam nga numri i përgjithshëm i punëtorëve në sektorin real morën rritje të rrogave në pajtim me subvencionimin”, tha Carovska.

Konsideroj, shtoi ajo, nëse të gjitha masat sillen dhe zbatohen në mënyrë të këtillë, bashkarisht me partnerët social, do të kemi edhe rritje të rrogave, por edhe nuk do të rrezikohen degët që janë kritike në momentin e dhënë.

Deklaratat e djeshme të përfaqësuesve të industrisë së tekstilit se janë në krizë dhe paralajmërimet se nëse ndodhë rritja e paralajmëruar e rrogës minimale, industria do të shuhet, për Carovskën janë paralajmërime parazgjedhore në mënyrë që programet e partive politike të jenë reale dhe të qëndrueshme.

Ne si Qeveri, shtoi ajo, treguam se çdo rritje e rrogës minimale e bëmë së bashku me ta dhe çdoherë gjenim mënyrë se si t’i mbështesim më të ndjeshmit – kësaj radhe me subvencionim të kontributeve, ndërkaq herën e kaluar drejtpërdrejtë me sigurimin e mjeteve financiare nga Buxheti në mënyrë që të mund t’i paguajmë kompanitë të cilat do të kenë nevojë nga plotësimi i buxheteve të tyre. ab/

 

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close