0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Carovska: Qytetarët e dëmtuar të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre të konsumatorit

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, nuk e di saktësisht se sa qytetarë deri tani kanë paraqitur humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të krizës me koronavirusin, por sipas numrave të fundit të disponueshme, bëhet fjalë për 6.000-7.000 persona.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, nuk e di saktësisht se sa qytetarë deri tani kanë paraqitur humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të krizës me koronavirusin, por sipas numrave të fundit të disponueshme, bëhet fjalë për 6.000-7.000 persona.

Carovska tha se për këtë çështje, përgjigja duhet të kërkohet tek Agjencia për punësim.

“Numri i fundit që kam është rreth 6.000-7.000 persona, por do t’ju dërgoja tek Agjencia e punësimit për t’ju dhënë përgjigje të saktë dhe precize, se deri ku janë duke i përpunuar ato kërkesa dhe sa i kanë realizuar ato pozitivisht”, tha Carovska pas vizitës së kompanive në Komunën e Kisella Vodës.

Sipas saj, inspektorët punojnë intensivisht, por edhe në mënyrë transparente, rregullisht mbajnë konferenca për shtyp dhe takime koordinuese me organizatat e shoqërisë civile për të marrë pasqyrë reale në terren dhe për të vizituar kompanitë.

“Inspektorët me të vërtetë bëjnë maksimumin, por është e rëndësishme që qytetarët e dëmtuar të ndërmarrin të gjitha procedurat dhe masat ligjore në dispozicion të tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre të konsumatorit, që institucionet të veprojnë dhe të kenë sanksione aty ku ka abuzime. Ky lloj abuzimi nuk duhet të lejohet”, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës te kompanitë në Komunën e Kisella Vodës.

Çdo masë, shtoi ajo, ka të mirat dhe të këqijat e saj. bs/bsh/

Вицепремиерката Мила Царовска во посета на компанијата ,,Мако маркет"

Posted by MИА.mk on Петок, 03 јули 2020

Back to top button
Close
Close