BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Carovska: Nuk ka ankesa për pagesën e pagës së rritur minimale

 Tani për tani mirë po vijon pagesa e pagës së rritur minimale për 14.500 denarë dhe kjo është e lidhur me masën për subvencionimin e rritjes së pagës. Jam e sigurt se nëse kemi mandat të plotë prej katër viteve do të arrijmë pagë minimale prej 16.000 denarë, porositi sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Tani për tani mirë po vijon pagesa e pagës së rritur minimale për 14.500 denarë dhe kjo është e lidhur me masën për subvencionimin e rritjes së pagës. Jam e sigurt se nëse kemi mandat të plotë prej katër viteve do të arrijmë pagë minimale prej 16.000 denarë, porositi sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska.

“Në parim me masën për subvencionimin e rritjes së pagave punëdhënësit më herët i kanë rritur pagat dhe e kanë arritur pagën minimale. Deri te unë nuk ka ardhur informacioni se dikush nuk e ka paguar pagën minimale dhe tani për tani nuk ka reagim të caktuar të shoqatave dhe sindikatave. Pardje pata takim me  odat ekonomike dhe të gjitha sindikatat dhe një çështje e këtillë nuk u hap. Megjithatë, nuk mund të presim realizim prej 100 për qind në cilëndo qoftë masë në shtet, por deri më tani nuk është ngritur alarm. Nëse ka diçka të tillë dua menjëherë të shqyrtohet dhe të reagohet nga Inspektorati i Punës”, tha Carovska në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Zëvendëskryeministrja potencoi se paga minimale rritet me një dinamikë që ta arrijmë shumën prej  16.00 denarë që ishte premtuar për në fund të mandatit katërvjeçar të Qeverisë.

Theksoi se pikërisht masa e dedikuar për subvencionimin e rritjes së pagave ishte t’u ndihmojë firmave të cilat nuk mund të arrijnë rritje të tillë të pagës minimale.

“Duhet të presim deri në mars të shohim çfarë do të ndodhë me pagën mesatare me shfrytëzimin e masës rritje të subvencionuar të pagave. Konsideroj se do të arrijmë shumë dhe se paga minimale në parim do të jetë më e lartë dhe nuk do të mbahen një pjesë e kompanive në të dhe do të mbetet një numër më i vogël i të punësuarve me pagë minimale”, tha Carovska.

Për kërkesën e punëdhënësve që paratë t’u kthehen në dorë pasi do të paguhet paga minimale tha se është vepër penale që duhet të sanksionohet.

Back to top button
Close
Close