0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Carovska: Modelin që e ofrojmë është më i sigurt me gjendjen aktuale epidemiologjike

Më sigurt dhe më mirë është që vitin shkollor ta fillojmë me prani fizike deri në klasën e tretë, ndërsa të tjerët me mësim onlajn. Mendojmë se ky model është më i mirë për momentin me këtë gjendje epidemiologjike, deklaroi sonte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Shkup, 15 shtator 2020 (MIA) – Më sigurt dhe më mirë është që vitin shkollor ta fillojmë me prani fizike deri në klasën e tretë, ndërsa të tjerët me mësim onlajn. Mendojmë se ky model është më i mirë për momentin me këtë gjendje epidemiologjike, deklaroi sonte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Duke qenë mysafire në televizionin “24”, Carovska tha se do të ndiqet gjendja epidemiologjike dhe nëse vlerësohet, vendimi mund të rianalizohet.

“Tani e dimë se më mirë është prania fizike, por epidemiologët thonë çka do të ndodhë nëse fillojmë me prani fizike të gjithë përnjëherë dhe mbyllemi për dy javë. Përvoja të tilla ka në rajon, ndërsa i fundit është në Izrael. Ne duam të shkojmë gradualisht. Për momentin, me këtë gjendje epidemiologjike, mendojmë se ky model është më i mirë”, ka thënë Carovska.

Nga gjithsej 494 shkolla, kërkesë për prani fizike kanë parashtruar 321 shkolla. Një numër i vogël i tyre, siç thotë Carovska, do të miratohen nëse shkollat i realizojnë protokollet, ndërsa ato janë në një klasë maksimum 20 fëmijë me distancë prej një metër e gjysmë.

“Çdo vendim i cili do të jetë në kundërshtim me vlerësimin epidemiologjik de kundër Komisionit për sëmundje infektive, mund të mos sjell deri në një hap përpara dhe tre mbrapa dhe kjo do të thotë rritje të numrit të të infektuarve dhe mbyllje të të gjitha shkollave. Pse ta bëjmë këtë, kur mund të shkojmë me faza dhe ta ndjekim gjendjen epidemiologjike”, theksoi Carovska.

Lidhur me reagimet në opinion se fëmijët do të mësojnë onlajn, ndërsa nga ana tjetër tërë verën dalin, Carovska theksoi se objektet hotelierike periudhën e verës punojnë në ambient të hapur, ndërsa shkollat janë në ambient të mbyllur. Nga ana tjetër, shteti është përgjegjës nëse i hapë shkollat dhe ka rritje të numrit të të infektuarve, ndërsa përgjegjësia për daljen e fëmijëve në kafene është personalisht e tyre dhe e prindërve.

Nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) e miratojnë modelin që e propozon Ministria.

“Si Sindikatë kujdesemi për të drejtat dhe interesat e të punësuarve. Kjo nuk do të thotë se nuk na intereson nëse fëmijët do të jenë të shëndetshëm dhe do ta ndjekin mësimin ose jemi kundër cilësisë së mësimit. Jo, përkundrazi. Do të japim maksimumin që nxënësit ta realizojnë të drejtën e tyre të arsimit”, tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov në emisionin në televizionin “24”. fb/

Back to top button
Close
Close