0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Carovska: Kopshtet për fëmijë dhe qendrat ditore do të hapen kur këtë do ta lejojë Komisioni për sëmundje infektive

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, njoftoi sot se kopshtet për fëmijë dhe qendrat ditore do të hapen kur këtë do ta lejojë Komisioni për sëmundje infektive.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, njoftoi sot se kopshtet për fëmijë dhe qendrat ditore do të hapen kur këtë do ta lejojë Komisioni për sëmundje infektive.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së kompanive në Komunën e Kisella Vodës, Carovska theksoi se shëndeti i qytetarëve, si i fëmijëve dhe të rriturve, ashtu edhe i të moshuarve, është më i rëndësishëm.

“Në emër të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, të rriturit dhe më të moshuarit që janë kategoria më e rrezikuar, presim mendim nga ana e Komisionit. Në momentin kur Komisioni, të cilin unë e respektoj jashtëzakonisht shumë, do të japë kalim, atëherë do të hapen qendrat ditore dhe kopshtet për fëmijë”, tha Carovska.

Ajo rikujtoi se të gjithë punonjësit që kanë fëmijë nën moshën dhjetë vjeç, janë liruar nga puna dhe se masa është ende në fuqi. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close