0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiShoqëri

Carovska: Kompanitë që kanë kapacitet për investim të aplikojnë për mbështetje financiare

Të gjitha kompanitë që mendojnë se kanë kapacitet për investim në objektet e veta prodhuese, të drejtohen tek Ministria e Ekonomisë dhe të aplikojnë për Programin për mbështetje direkte financiare për investime. Ata, të cilët e shfrytëzojnë masën për pagën minimale, t'i mbajnë punëtorët dhe vendet e punës, porositi sot zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Të gjitha kompanitë që mendojnë se kanë kapacitet për investim në objektet e veta prodhuese, të drejtohen tek Ministria e Ekonomisë dhe të aplikojnë për Programin për mbështetje direkte financiare për investime. Ata, të cilët e shfrytëzojnë masën për pagën minimale, t’i mbajnë punëtorët dhe vendet e punës, porositi sot zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska.

Carovska së bashku me kryetarin e komunës së Kisela Vodës, Filip Temelkovski e vizitoi objektin e prodhimit të kompanisë “Maro market” ku u njoftua me kushtet për punën e kompanisë në kohë të pandemisë, si dhe me të gjitha sfidat me të cilat përballet sektori i biznesit në këtë moment.

Ajo me këtë rast përkujtoi se përmes KOVID Programit qeveritar deri më tani janë mbështetur më shumë se 22.000 kompani dhe 120.000 të punësuar me çka janë ruajtur më shumë se 60.000 vende pune. fb/

Back to top button
Close
Close