BiznesBiznes.PortalEkonomiVideo deklaratë

Carovska: Ka kompani të cilat edhe në kushte të koronës punojnë me sukses dhe investojnë në objekte dhe teknologji të reja

Ka kompani të cilat edhe në kushte të koronavirusit punojnë me sukses dhe investojnë në objekte dhe teknologji të reja, ndërsa për 22 mijë kompani të cilat punojnë me humbje siguruam mbështetje serioze për pagesë të pagave të 122.000 të punësuarve, porositi zëvendëskryeministrja Milla Carovska, pas vizitës së kompanisë "Tekno guma" në zonën industriale Pintija, së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovskin. 

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Ka kompani të cilat edhe në kushte të koronavirusit punojnë me sukses dhe investojnë në objekte dhe teknologji të reja, ndërsa për 22 mijë kompani të cilat punojnë me humbje siguruam mbështetje serioze për pagesë të pagave të 122.000 të punësuarve, porositi zëvendëskryeministrja Milla Carovska, pas vizitës së kompanisë “Tekno guma” në zonën industriale Pintija, së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovskin.

Zëvendëskryeministrja Carovska e theksoi kënaqësinë e saj që kjo firmë, madhe edhe në kushte të krizës, nuk ka bërë uljen e numrit të punëtorëve dhe në këtë rast e ka ruajtur nivelin e njëjtë të pagave.

“Në bisedën me përfaqësuesit e kompanisë ishte theksuar se për vazhdimin normal të procesit të punës me rëndësi kyçe është përpjekja e Qeverisë që të sigurohet transport i papenguar i mallrave në kohën e pandemisë dhe me këtë të mundësohet shkëmbim tregtar me të gjithë partnerët kryesorë të shtetit tonë.  Kjo kompani eksporton në Gjermani dhe madje kanë rritje të përqindjes të eksportit në këtë periudhë, sepse prodhimet e tyre janë cilësore. Por, gjithashtu ata vazhdojnë më tej, investojnë në zhvillim teknologjik dhe në ndërtime të reja dhe gjithashtu presin mbështetje në këtë pjesë”, tha Carovska.

Konsideroj, shtoi, se ne si Qeveri si deri më tani, ashtë edhe më tej u sigurojmë mbështetje të vazhdueshme të gjitha kompanive të cilat duan të zhvillohen dhe t’i plasojnë prodhimet e tyre jashtë shtetit tonë.

Kryetari i Kisella Vodës, Filip Temellkovski tha se kompania “Tehno guma”, ekziston më shumë se tre dekada dhe theksoi se komuna dhe pushteti qendror në periudhën e krizës të shkaktuar nga koronavirusi kanë detyrim t’u ndihmojnë kompanive të kthehen në rrugët e suksesit.

Zëvendëskryeministrja Carovska dhe kryetari Temellkovski sot realizuan vizitë në kompani të cilat punojnë në Komunën e Kisella Vodës, ku kanë biseduar me përfaqësuesit e tyre për masat e Qeverisë për mbështetjen e ekonomisë në kushte të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, si dhe për politikat e përgjithshme të Qeverisë për rritje dhe zhvillim ekonomik. ar/ 

Back to top button
Close
Close