BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Carovska dhe Despotovski për vizitë në kompaninë shfrytëzuese të instrumentit për grante të bashkëfinancuara për inovacione

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) Jovan Despotovski sot e vizituan kompaninë e Shkupit për IT, Dokstim, e cila është shfrytëzuese e mjeteve nga Fondi përmes instrumentit për grante të bashkëfinancuara për inovacione, që të njoftohen me mënyrën e punës në pjesën e kompanisë Mikrotika e cila përpunon softuerë që duhet t'u mundësojë IT kompanive më lehtë të zhvillojnë softuerë personalë.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) Jovan Despotovski sot e vizituan kompaninë e Shkupit për IT, Dokstim, e cila është shfrytëzuese e mjeteve nga Fondi përmes instrumentit për grante të bashkëfinancuara për inovacione, që të njoftohen me mënyrën e punës në pjesën e kompanisë Mikrotika e cila përpunon softuerë që duhet t’u mundësojë IT kompanive më lehtë të zhvillojnë softuerë personalë.

Në Mikrotikë janë të përfshirë 17 njerëz nga të cilët 10 punojnë në pjesën teknike, ndërsa të tjerët janë në pjesën për marketing dhe shitje. Në tërë kompaninë Dokstim, megjithatë, ka 70 të punësuar.

“Si Qeveri mundohemi të investojmë në sa më shumë ndërmarrje të cilat ofrojnë inovacione, ndërsa shtylla e tretë e Planit për rritje ekonomike pikërisht këtë edhe e ofron”, ka thënë Carovska.

Drejtori i FIZHT, Despotovski theksoi se në projektet që i financon Fondi deri më tani janë krijuar mbi 1.500 vende të reja të punës me pagë mesatare prej 40.000 denarëve dhe theksoi se Dokstim është shembull i kompanisë e cila shfrytëzon vlerë maksimale të mjeteve nga FIZHT.

Paralajmëroi se edhe më tej do të vazhdojë mbështetja në kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të cilat, siç tha, pret të jenë tregues kryesor i rritjes.

IT sektori, shtoi, absorbon rreth 50 për qind të mbështetjes nga FIZHT si numër i subjekteve të mbështetura, ndërsa këtu diku është edhe përqindja e mbështetjes financiare. fb/

Back to top button
Close
Close