0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalEkonomi

Carovska, Bertolini dhe Ilijev për vizitë në Osogovë: Zhvillojmë shërbime për zhvillimin e çiklizmit malor

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska, përfaqësuesi i BE-së Nikolla Bertolini dhe kryetari i komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, dje vonë pasdite patën takim pune dhe kanë kryer kontroll në punët ndërtimore në projektin "Parajsa e çiklizmit malor" në Malet e Osogovës që realizohet me mjete nga projekti për Konkurrencë lokale dhe rajonale, i financuar nga granti nga Bashkimi Evropian.

Shkup, 14 gusht 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska, përfaqësuesi i BE-së Nikolla Bertolini dhe kryetari i komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, dje vonë pasdite patën takim pune dhe kanë kryer kontroll në punët ndërtimore në projektin “Parajsa e çiklizmit malor” në Malet e Osogovës që realizohet me mjete nga projekti për Konkurrencë lokale dhe rajonale, i financuar nga granti nga Bashkimi Evropian.

Siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministres, për zgjerim të potencialit turistik dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit aventuristik të Maleve të Osogovës me këtë projekt janë paraparë gjithsej 30.674.272 denarë, nga të cilat 10 për qind janë pjesëmarrje e Komunës së Koçanit.

Qëllimi i projektit “Parajsa çikliste malore”, siç theksojnë, është që të zhvillohet përvoja unike aventuristike malore. Kjo do të mundësohet me ndërtimin dhe rinovimin e shtigjeve çikliste malore dhe zhvillimin e shërbimeve tjera për mbështetjen e këtij lloji të turizmit.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimin e projekteve tjera infrastrukturore në Komunën e Koçanit që janë të rëndësishme për përmirësimin e turizmit dhe kushteve në komunë. fb/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close