BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Çakrabarti largohet nga funksioni kryetar i BERZH-it

Kryetari i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Suma Çakrabarti, sot e braktisi këtë pozitë, duke e përfunduar mandatin e tij të plotë në këtë detyrë, aq sa lejohet sipas rregullave të këtij institucioni.

Londër, 2 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Suma Çakrabarti, sot e braktisi këtë pozitë, duke e përfunduar mandatin e tij të plotë në këtë detyrë, aq sa lejohet sipas rregullave të këtij institucioni.

“Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim tani është bankë zhvillimore e pazëvendësueshme”, tha Çakrabarti në fjalimin me rastin e largimit, të publikuar në ueb faqen zyrtare të BERZH-it.

Çakrabati, shtetas britanik, dy herë fitoi në zgjedhjet si njeriu i parë i BERZH-it, në vitin 2012 dhe 2016 për herë të parë në historinë e këtij institucioni.

Ai iu bashkua bankës me mandat për ta modernizuar ndërsa fokusimi në këtë qëllim i mundësoi BERZH-it të realizojë investime rekorde dhe ndikim mbi zhvillimin e ekonomive në tranzicion, si edhe të arrijë qëndrueshmëri më të madhe financiare.

Tranzicioni ndaj ekonomisë së gjelbër është një prej veçorive kryesore të kryesimit të tij, pasi gjysma e investimeve në BERZH vitin e kaluar ishin në ekonominë e gjelbër ndërsa Banka paralajmëroi edhe për të ardhmen qëllime ambicioze.

Çakrabarti tha se e lë Bankën në gjendje të mirë dhe se roli i këtij institucioni është kyç për arritjen e agjendës zhvillimore globale.

Nënkryetari i parë i BERZH-it, Jirgen Rigternik, i cili nga viti 2018 punon n bankë me menaxhimin e punëve bankare dhe politike, nga 3 korriku do të jetë ushtrues detyre kryetar i BERZH-it.

Trashëgimtari i Çakrabartit pritet të zgjidhet në Kuvendin vjetor të Bankës i cili u zhvendos nga 13 dhe 14 maj më 7 dhe 8 tetor 2020 për shkak të pandemisë me koronavirusin. shk/

 

 

Back to top button
Close
Close