BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderSvet.Slajder

Buxheti rus për shkak të pandemisë shënon humbje prej 14,2 miliardë dollarë

Zëvendësministri rus i Financave, Vladimir Koliçev deklaroi se buxheti federal i Rusisë po shënon humbje prej më shumë se 1.000 miliardë rubla (gati 14,2 miliardë dollarë) si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Moskë, 3 korrik 2020 (MIA) – Zëvendësministri rus i Financave, Vladimir Koliçev deklaroi se buxheti federal i Rusisë po shënon humbje prej më shumë se 1.000 miliardë rubla (gati 14,2 miliardë dollarë) si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Koliçev tha se për shkak të pandemisë, ekonomia ruse po kalon periudhë të vështirë, transmeton Anadolia.

Ai shtoi se ata presin që deri në fund të vitit deficiti buxhetor të jetë gati pesë për qind nga Bruto prodhimi i brendshëm (BPB).

“Si rezultat i masave të marra për shkak të Kovid-19, humbja e të ardhurave nga eksportet e naftës dhe gazit natyror në buxhetin federal të Rusisë ka tejkaluar 1.000 miliardë rubla (pothuajse 14,2 miliardë dollarë)”, tha Koliçev.

Ai theksoi se ata planifikojnë të mbyllin deficitin buxhetor kryesisht përmes huamarrjes.

“Këtë vit ne mund të rrisim shumën e kredisë në 5.000 miliardë rubla. Për shkak të pandemisë, konsumi do të rritet nga 19.000 në 23.000 miliardë rubla”, tha Koliçev. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close