EvropëEvropë.Portal

Burg i përjetshëm për sulmuesin me bombë në metronë në Shën Petersburg

Abror Azimov është shpallur fajtor për sulmin terrorist më 3 prill të vitit 2017, kur në metro në Shën Petersburg aktivizoi bombë, për çka është dënuar me burgim të përjetshëm, vendosi sot Gjykata e dytë ushtarake e Qarkut Perëndimor.

Shën  Petersburg, 10 dhjetor 2019 (MIA) – Abror Azimov është shpallur fajtor për sulmin terrorist më 3 prill të vitit 2017, kur në metro në Shën Petersburg aktivizoi bombë, për çka është dënuar me burgim të përjetshëm, vendosi sot Gjykata e dytë ushtarake e Qarkut Perëndimor.

“Abror Azimov është dënuar me burg të përjetshëm”, deklaroi gjyqtari Andrej Morozov.

Gjykata, gjithashtu, dënoi edhe dhjetë persona me 19 dhe 28 vite burg për shkak të sulmit terrorist.

Të gjithë 11 të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Në sulmet terroriste në Shën Petersburg në vitin 2017 kanë humbur jetën 15 persona. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close