0_Sport,PortalFutboll

Bundesligë: Triumf bindës i Borusia M në Dyseldorf

Fitore e lehtë e Borusia Menhengladbahut dhe ndryshim në pozitën e liderit në tabelë. Këto janë karakteristikat e ndeshjeve të së shtunës në raundin e 22-të në Bundesligë

Dyseldorf, 16 shkurt 2020 (MIA) – Fitore e lehtë e Borusia Menhengladbahut dhe ndryshim në pozitën e liderit në tabelë. Këto janë karakteristikat e ndeshjeve të së shtunës në raundin e 22-të në Bundesligë.

Borusia Menhengladbah në ndeshjen e fundit të xhiros së të shtunës e mundi Fortunën në Dyseldorf me 4-1. Dy herë Stindle (51 ‘dhe 77’) dhe nga një herë Hofman (22 ‘) dhe Nojhaus (82’) e vulosën fatin e skuadrës vendase për të cilën golin e nderit e shënoi Tomi në minutën e 29-të.

Lajpcig triumfoi ndaj Verderit me 3-0 dhe të paktën për 24 orë e zuri kreun e tabelës nga Baerni i cili nesër pasdite do të jetë mysafir në Këln.

Bundesligë, raundi 22: Fortuna Dyseldorf – Borusia Menhengladbah 1:4, Union Berlin – Baer Leverkuzen 2:3, Lajpcig – Verder 3:0, Paderborn – Herta 1:2, Hofenhajm – Volsburg 2:3, Augsburg – Frajburg 1:1, Borusia Dortmund – Ajntraht Frankfurt 4:0.

Sot do të luajnë Këln – Barn Munih dhe Majnc – Shalke.

Tabela: Lajpcig 45, Baern Munih 43 (-1), Borusia Dortmund 42, Borusia Menhengladbah 42 (-1), Baer Leverkuzen 40, Shalke 35 (-1), etj. ls/fab

Back to top button
Close
Close