BallkanBallkan.Portal

Bullgari/Kovid-19: Për 24 orë 13 të infektuar, gjithsej 624 persona

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Bullgari është 624. Këtë e theksoi sot shefi i Akademisë Ushtarake Mjekësore dhe shefi i Zyrës Kombëtare Operative, gjeneral major Vencisllav Mutafçiski.

Sofje, 10 prill 2020 (MIA) – Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Bullgari është 624. Këtë e theksoi sot shefi i Akademisë Ushtarake Mjekësore dhe shefi i Zyrës Kombëtare Operative, gjeneral major Vencisllav Mutafçiski.

Rastet e reja janë 13, në spital janë pesë të infektuar, ndërsa në kujdes intensiv 33 pacientë, njoftoi BTA. Profesionistë mjekësorë të infektuar janë 33.

Është një pacient që është infektuar gjatë kimioterapisë dhe rrethanat nuk janë sqaruar ende.

Kryeqyteti ka më shumë të infektuarit me koronavirusin e ri – 370 raste.

Testimi i njerëzve në Bansko do të ndodh kur të mbërrijnë testimet dhe tani për tani kompania thotë se do të jetë të hënën ose të martën. Shqyrtohet se ku dhe kush do të testohet. mb/

Back to top button
Close
Close