Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Bulevardi në Dibër po zbukurohet me donacion nga një mërgimtari SHBA-së

Pushteti lokal i Dibrës vazhdon me aktivitetet për qytet më të pastër, më të rregulluar dhe më të bukur. Përveç se me mjetet e tyre, në këto aktivitete morën pjesë edhe mërgimtarët që jetojnë në SHBA.

Dibër, 23 gusht 2020 (MIA) – Pushteti lokal i Dibrës vazhdon me aktivitetet për qytet më të pastër, më të rregulluar dhe më të bukur. Përveç se me mjetet e tyre, në këto aktivitete morën pjesë edhe mërgimtarët që jetojnë në SHBA.

I tillë është rasti me aktivitetin në vijim, i cili është një aranzhim hortikulturor në bulevardin “Iliria”, i cili realizohet me donacion nga familja e dibranit Turhan Rusi, një biznesmen i njohur në Shtetet e Bashkuara.

“Rregullimi hortikulturor i bulevardit ‘Ilirija’ është në proces, si dhe dy rrethrrotullimet në fillim dhe në fund të bulevardit. Do të mbillen 45 fidanë të Catalpa Bungei, 252 Juniperus conferta Blue Pacifis, 150 Abelia grandiflora dhe gjashtë fidanë të Picea pungens glauca Globosa”, njoftuan nga komuna.

Donacioni është në vlerë prej rreth 600.000 denarë apo rreth 10.000 euro.

Nga atje, ata shprehin mirënjohje të madhe për kujdesin e familjes Rusi për vendlindjen e tyre, e cila edhe pse ka kaluar përtej oqeanit për më shumë se pesë dekada, nuk e harron Dibrën dhe ata dhurojnë rregullisht për raste të ndryshme.

Mërgimtarët nga Dibra, veçanërisht ata nga SHBA-ja, ishin dhuruesit më të mëdhenj gjatë pandemisë Kovid-19, kur përveç ndihmës humanitare për familjet në nevojë, më shumë se 100 familjeve ua paguan borxhet e tyre në barnatoret e Dibrës, ndërsa dhuruan mjete edhe për dezinfektimi në territorin e komunës. vt/sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close